Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Këtë vit përfundon afati i kredive të KESH

Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare(KESH) i përfundon afati këtë vit për shlyerjen e 26 miliardë lekëve të marra kredi në banka dhe të garantuara nga qeveria e Shqipërisë.

Sipas treguesve përmbyllës të ecurisë së borxhit shtetëror në fund të vitit 2014 kredia e garantuar i kalon të 185 milionë eurot dhe duhet të shlyhet e gjitha deri në fund të nëntorit të këtij viti. Ndërkohë që financat e Korporatës gjenden të rënduara edhe këtë vit për të përballuar koston e tyre duket se, barra i bie qeverisë.

Megjithatë burimet në Ministrinë e Energjetikës bënë me dije se, KESH, qeveria dhe bankat do të përfshihen në negociata për ristrukturimin e kredive. Ekspozimin më të madh KESH i ka ndaj Raiffeisen bank me rreth 16.8 miliardë lekë dhe BKT me 3.1 miliardë lekë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar për të ulur ekspozimin e borxhit të qeverisë ndaj problemeve të sektorit të energjisë ka ulur kufirin e lëshimit të garancive qeveritare ndaj KESH në vitet në vijim.

Ministria e Energjisë nga ana tjetër detyrohet të raportojë çdo të tre muaj për situacionin e detyrimeve të sektorit të energjisë në Ministrinë e e Financave dhe në FMN.

Revista Monitor, 10.03.2015

kredia e kesh