Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Enel ‘ngrin’ shitjen e aktiveve rumune

Grupi italian i energjisë Enel ka pezulluar shitjen e aktiveve të saj në Rumani pas reduktimit të borxheve të tij.

‘Enel konfirmon se procesi në dispozicion për aktivet etij në Rumani është pezulluar përkohësisht pas arritjes sëobjektivit për reduktimin e borxhit në fund të vitit 2014′, -njoftoi një përfaqësues i kompanisë.

Në korrik 2014,kompania italianee energjisë, njoftoi planet për të shitur pesë shpërndarësit rumunë të energjisë dhe një kompani shërbimesh, si pjesë e një programi më të gjerë prej 4 miliardë eurosh të shitjes së aktiveve që synonte reduktimin e borxheve të Enel.

Megjithatë, ai e arriti objektivin e tij pasi siguroi 3.13 miliardë euro nga shitja e 21.92%të aksioneve kompanisë spanjolle, Endesa.

Rumania është e shqetësuar për gjendjen e aktiveve të Enel-it në vend. Autoritetet kërkojnë rreth 521 milionë euro për një pakicë aksionesh që shteti mban në ish-kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike Electrica, e cila aktualisht kontrollohet nga Enel.

Kontrata e privatizimit nënshkruar në vitin 2007 e detyronte Enel të blejë një pjesë ose të gjithë pjesën e shtetit në Electrica deri në fund të 2012-s. Por marrëveshja u prish si rezultat i mosmarrëveshjeve kontraktuale.

Në shtator, qeveria hapi një çështje ligjore kundër Enel në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Paris, për shkeljen e kushteve tëprivatizimit për shitjen e kompanisë Electrica.

Rumania po përpiqet të shesë aksione të pakicës dhe shumicës në kompanitë e energjisë, sipas kushteve të një kredie udhëhequr nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, FMN.

Vendi varet shumë nga huamarrja e huaj për financimin e planeve të tij të investimeve. Derimë tani,ai ka dështuar në shitjen enjë pakice aksionesh në kompaninë e naftës Petrom në bursë.

Gjithashtu vendi është vonuarme shitjen e prodhuesit të gazitnatyror, Romgaz. Përveç kësaj, Ministria e ekonomisë ka në plan të përfundojë shitjen e pjesëssë pakicës në kompanitë e shërbimeveTransgaz dhe Transelectrica.

Kompani të tjera të mëdha europiane të shërbimeve me aktive në Rumani përfshijnë CEZ, Eon dhe Gaz de France.

Revista Monitor, 09.03.2015