Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS investon në Milloshevë

Nga përforcimi i rrjetit në dy trafo të Milloshevës rreth 450 konsumatorë po përfitojnë shërbime më kualitative dhe siguri më të madhe

KEDS është duke investuar fuqishëm në Milloshevë të Obiliqit. Në dy trafo të këtij fshati tashmë është ndërruar thuajse krejtësisht rrjeti elektrik. “Janë konsumatorët që përfshijnë dy trafo, ku po zëvendësohet rrjeti, Trafo Kulla që përfshin 293 konsumatorë dhe Trafo Llapi me 150 konsumatorë. Pra, përfitues direkt janë afro 450 konsumatorë”, tha Teuta Buçinca, inxhiniere mbikëqyrëse në KEDS.

Sipas saj, në zëvendësim e sipër janë 260 shtylla të tensionit të ulët dhe mbi 30 mijë metra përçues. “Konsumatorët me këtë projekt përfitojnë direkt shërbime më cilësore dhe më të sigurta, përderisa KEDS-i i zvogëlon humbjet”, tha Buçinca.

Edhe konsumatorët janë shprehur të kënaqur nga këto investime. Sipas tyre shtyllat e reja të betonit kanë rritur sigurinë e tyre, sikurse kualitetin e shërbimeve. Ata thonë se shtyllat e betonit as që mund të krahasohen me ato të drurit që ishin të vendosura më herët anekënd Milloshevës, fshat ky i shtrirë në të dy anët e rrugës, përgjatë magjistrales së zgjeruar tashmë Prishtinë- Mitrovicë.

Millosheva nuk është përfitues i vetëm i përforcimit të rrjetit. Në kuadër të këtyre investimeve, KEDS ka finalizuar mbi 100 projekte anekënd vendit për përforcim të rrjetit dhe dislokim të njehsorëve në shtylla elektrike vetëm gjatë vitit të kaluar. Nga këto investime të shtrira në tërë vendin kanë përfituar direkt mbi 20 mijë konsumatorë. Projektet kanë rritur kualitetin e shërbimeve për konsumatorë dhe kanë zvogëluar humbjet.

Këto projekte janë pjesë e përmbushjes së zotimit të KEDS-it për investime të parashikuara nga kompania në shumën prej 110 milionë euro në pesë vitet e ardhshme dhe një shumë prej më shumë se 300 milionë euro në periudhën 15- vjeçare.

Telegrafi,  06.03.2015