MEI revokon leje minerare të mbivendosura
Ministria e Energjisë dhe Industrisë i ka dhënë zgjidhje një prej problemeve më shqetësuese në industrinë minerare duke revokuar plotësisht ose pjesërisht për arsye të mbivendosjeve 20 leje minerare.
Në përputhje me objektivat qeverisëse për një menaxhim sa më efektiv të burimeve natyrore, në zbatim të ndryshimeve të fundit në ligjin minerar, me urdhër të Ministrit të Energjisë dhe Industrisë Z. Damian Gjiknuri, në periudhën Janar-Shkurt u evidentuan të gjitha lejet minerare të cilat kanë rezultuar me mbivendosje.
Nga procesi i verifikimit të të dhënave nga viti 2005 deri në tremujorin e tretë të vitit 2013 është konstatuar se këto mbivendosje janë kryesisht në vendburimin e kromit në Bulqizë, vendburimet e kromit në Theken, Baterr dhe Krastë. Për të gjitha lejet janë evidentuar mbivendosjet në planin vertikal dhe në atë horizontal.
Në ligjin e ri për minierat të miratuar fundvitin e kaluar, Neni 47, pika a1 përcakton se një leje minerare revokohet kur konstatohet se zona e licencuar ka mbivendosje të plotë ose të pjesshme, me një leje minerare që është dhënë më parë konform legjislacionit në fuqi në atë periudhë kohore.
Në këtë rast, leja minerare, e cila është dhënë në një periudhë kohore të mëvonshme është e pavlefshme për zonën e mbivendosur dhe ministri e revokon atë vetëm për zonën e mbivendosur.
Në zbatim të këtij përcaktimi ligjor, Ministri Gjiknuri ka firmosur revokimin e plotë ose të pjesshëm për arsye të mbivendosjeve për 20 leje minerare.
Shmangia e mbivendosjeve shënon një hap të rëndësishëm në drejtim jo vetëm të rritjes së sigurisë në punë për punëtorët e nëntokës por edhe shmangie e konflikteve mes subjekteve që zotërojnë lejet minerare.
Ndërkaq, në kuadër të procesit të verifikimit dhe monitorimit të lejeve ekzistuese, Ministri Gjiknuri ka firmosur edhe fillimin e procedurave të revokimit për shkak të mosrespektimit të detyrimeve ligjore për 47 leje të tjera minerare në fushën e kërkim-zbulimit dhe shfrytëzimit. Në këto leje është konstatuar mos pagesë e garancive financiare të rehabilitimit të mjedisit dhe investimit apo përfundimi i kohës së shfrytëzimit.
Lista e lejeve që revokohet plotësisht ose pjesërisht për arsye të mbivendosjeve:
- Leja nr. 476/1
- Leja nr. 982
- Leja nr. 1326
- Leja nr. 1465/1
- Leja nr. 1181
- Leja nr. 1442
- Leja nr. 1443
- Leja nr. 1459
- Leja nr. 1461
- Leja nr. 677/2
- Leja nr. 1294
- Leja nr. 1482
- Leja nr. 1503
- Leja nr. 1569
- Leja nr. 1544
- Leja nr. 1483
- Leja nr. 1259/2
- Leja nr. 1567
- Leja nr. 1575
- Leja nr. 481/1
Lista e lejeve që revokohen për mospërmbushje të detyrimeve ligjore, pagesa e garancive të rehabilitimit, investimit apo përfundimi i kohës së shfrytëzimit:
1. Leja nr.249
2. Leja nr.290
3. Leja nr.291
4. Leja.nr.890
5. Leja nr.896
6. Leja nr.914
7. Leja nr.1028
8. Leja nr.1031
9. Leja nr.1035
10. Leja nr.1036
11. Leja nr.1064
12. Leja nr.1104
13. Leja nr.1113
14. Leja nr.1144
15. Leja nr.1162
16. Leja nr.1205
17. Leja nr. 1220
18. Leja nr. 1221
19. Leja nr. 1307
20. Leja nr. 1560
21. Leja nr. 1627
22. Leja nr. 1637
23. Leja nr. 1647
24. Leja nr. 1648
25. Leja nr.1123
26. Leja nr.1124/1
27. Leja nr.1125
28. Leja nr.1151
29. Leja nr.1154
30. Leja nr.1160
31. Leja nr.1164
32. Leja nr.1174
33. Leja nr.1241
34. Leja nr.1266
35. Leja nr.1267
36. Leja nr.1278
37. Leja nr.1360
38. Leja nr.1377
39. Leja nr.1380
40. Leja nr.1390
41. Leja nr.1412
42. Leja nr.1438
43. Leja nr.1446
44. Leja nr.1462
45. Leja nr.1463
46. Leja nr.1472
47. Leja nr.1474
energjia.al 23.02.2015