Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Drafti, si do liberalizohet tregu i energjisë

Projektligji “Për sektorin e energjisë elektrike” synon krijimin dhe funksionimin e nje tregu efiçent dhe konkurrues ne sektorin e energjise elektrike ne menyre qe te mundesohet furnizimi të qëndrueshëm dhe të sigurtë me energji elektrike të klientëve. Adminsitratori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, z.Adrian Çela ka prezantuar në komisionin parlamentar të veprimatrive prodhuese komentet përkatëse në lidhje me projektligjin “Për sektorin e energjisë elektrike”.

Projektligji eshte hartuar ne menyre te tille qe te ekuilibroje ne menyre interesat e konsumatoreve dhe interesat e operatoreve qe ushtrojne veprimtari ne sektorin e energjise me qellim qe te kemi nje balancim te drejte te interesave te te gjithe paleve. Megjithate pamvaresisht parimit te proporcionalitetit te interesave te paleve, projektligji i kushton nje trajtim te posacem nje kategorie te caktuar klientesh, sikurse jane klientet ne nevoje.

Projektligji eshte ne harmoni të plotë me legjislacionin e sektorit të energjisë elektrike me direktivat dhe rregulloret e BE-së, kryesisht ato të paketës së tretë legjislative të sektorit të energjisë, por nepermjet parashikimeve te tij, synon kryerjen e nje reforme te thelle ne sektor nepermjet ne menyre qe te krijohet nje treg likuid dhe funksional.

Projektligji trajton ne menyre specifike e te detajuar shperndarjen e energjise elektrike, funksioni i se ciles realizohet nga shperndaresi ose operatori i sistemit te shperndarjes. Vemendja e posacme qe i kushton projektligji shperndarjes se energjise elektrike, reflekton nevojen per te permiresuar situaten e veshtire financiare dhe teknike ne te cilen ndodhet sektori i energjise elektrike, gjendja e veshtire e te cilit, kondicionohet se tepermi nga funksioni i shperndarjes dhe furnizimit te energjise elektrike.
Nje prej ndryshimeve me thelbesore qe sjell projektligji ka te beje me liberalizimin e tregut, i cili do te behet teresisht funksional pas daljes nga tregu i rregulluar I nje teresie klientesh.
Konkretisht Klientët e lidhur në nivelin e tensionit 35 kV janë të detyruar të dalin në tregun e liberalizuar jo më vonë se data 31 dhjetor 2015, klientët e lidhur në tension 20 kV, jo më vonë se data 31 dhjetor 2016, ndërsa klientët e lidhur në nivelin e tensionit 10 kV dhe 0,6 kV, jo më vonë se data 31 dhjetor 2017.
Kjo kategori klientesh, me daljen nga tregu i rregulluar do te perzgjedhin dhe kontraktoje drejteperdrejte furnizuesit e tyre nga te cilet do te blejne energji me cmime te parregulluara. Ne kete kuptim, do te realizohet nje treg funksional i energjise elektrike.

– Projektligji parashikon se funksionet e shperndarjes se energjise elektrike, do te kryhen nga operatore të cilët janë persona juridikë të licencuar nga ERE sipas dispozitave të këtij ligji. Projektligji (neni 64 ) sjell nje risi te reper nga menyra e formulimit te kesaj dispozite e ne vijim, te le te kuptosh se funksionet e shperndarjes se energjise elektrike mund te kryhen nga nje ose me shume operatore te sektorit te energjise elektrike. Parashikimet aktuale te legjislacionit percaktojne kryerjen e ketij funksioni vetem nga nje operator. Kryerja e ketij funksioni nga dy ose me shume operatore, vleresojme se do te kete efekte pozitive per shkak se do te rrise konkurueshmerine ndermjet operatoreve.

– Projektligji trajton detyrimin e operatoreve te licensuar per shperndarjen e energjise elektrike, per te ofruar kete sherbim tek cdo pale e interesuar pa diskrimin. Ne kete menyre projektligji parashikon disa garanci ne favor te te gjithe paleve te interesuara, garanci qe do te shmngin disktiminimin e tyre gjate kerkeses per lidhjen ne rrjet apo perdorimin e rrjetit te shperndarjes.

– Projektligji parashikon ne menyre te detajuar te gjitha detyrat dhe pergjegjesite e operatorit te sistemit te shperndarjes, permbushja e te cilave jo vetem do te garantoje nje sistem te sigurt e te qendrueshem, por edhe do te garantoje furnizimin e panderprere dhe brenda parametrave teknike te energjise elektrike tek klientet fundore.

– Gjithashtu projektligji parashikon detyrimin e operatorit te shperndarjes qe te bleje energjine elektrike per mbulimin e humbjeve mbi baezn e procedurave transparente jodiskriminuese, te cilat do te miratohen nga ERE. Ne kete menyre percaktohen garanci per hartimin dhe zbatimin e procedurave eficente qe do te sigurojne blerjen e energjise ne menyre transparente dhe mbi bazen e kostove efektive.

– Ne funksion te garantimit te sigurise se rrjetit si rezultat i pasojes qe mund te sjellin instalimet e burimeve dytesore te energjise elektrike, projektligji parashikon edhe detyrimin e cdo pale te interesuar qe te njoftoje operatorin dhe te instaloje burimet dytesore te energjise mbi bazen e kushteve teknike te percaktuara nga operatori. Parashikimi i ketij detyrimi per palet e interesuara qe instalojne burime dytesore, do te bejne te mundur kontrollin e ketyre instalimeve e per pasoje edhe garantimin e sigurise se sistemit nga nderhyrjet dhe instalimet e paautorizuara dhe jashte kushteve teknike.

– Per here te pare, eshte parashikuar edhe konceptimi i sistemeve te mbyllura te shperndarjes, te cilat jane sisteme te shtrira ne njesi te kufizuara gjeografike ku realizohen funksione tregtare apo sherbimesh te perbashketa, nga te cilet shperndahet energji tek pronari i kesaj njesie. Ne kete kuptim, ky parashikim ka parasysh sistemin e shperndarjes se energjise per rastet e njesive tregtare apo te sherbimeve sikurse mund te jene qendrat tregtare apo parqet industriale e zonat ekonomike te cilat shtrihen ne njesi te vecanata. Keto sisteme do te kategorizohen si te tilla jo ne menyre automatike por pas analizes qe do te realizoje ERE. Parashikimi i mesiperm do te krijoje mundesine e licensimit te ketyre operatoreve duke bere te mundur permiresimin e standardeve teknike te shperndasrjes se energjise ne keto njesi, te cilat ne paraqsin nje rendesi te madhe ekonomike per vendin ne dimensione te ndryshme (neni 67).

– Ne funksion edhe te parashikimeve te direktives e re 2009/72, projektligji parashikon edhe detyrimin per ndarjen e funkioneve te shperndarjes se energjise nga funksionet e tjera, sikurse mund te jete furnizimi. Ne funksion te ketij parashikimi, projektligji percakton edhe nje afat kohor per realizmin e kesaj ndarje, qe eshte data 31.12.2017. Ky afat cmojme se eshte i nevojshem ne menyre qe te behet e mundur parapergatitja e ndarjes se shperndarjes dhe furnizuesit ne drejtim te klienteve, llogarive, aseteve etj dhe me pas te realizohet ndarja ligjore ne kuptim te krijimit te dy shoqerive tregtare funkisonalisht dhe ligjerisht te vecanta. Ndarja e ketyre funksioneve do te beje te mundur shmangien e subvencionimit ndermjet veprimtarive, pavarsine e seciles shoqeri dhe realizimin efektiv te seciles veprimtari duke bere te mundur funksionimin e nje tregu real e konkurues te energjise elektrike. Ne funksion te pavaresise qe perfaqeson nje prej elementeve te ndarjes se veprimtarive, projektligji i kushton nje rendesi te vecante edhe detyrimit te pesonave pergjegjes te menaxhimit te operatorit te cilet nuk duhet te jene te angazhuar ne veprimtari te tjera te transmetimit, funzimit apo prodhimit. Pavaresia e operatorit sigurisht qe do te sjelle edhe funksionimin eficent te tij, i pandikuar nga veprimtarite apo interesat e paleve te treta. Sigurisht qe pavaresia sigurohet duke bere te mundur perzgjedhjen e duhur te personelit qe duhet te permbushe kriteret profesionale por edhe trajtimin korrekt financiar te tyre, duke marre ne konisderate specifiken e kesaj hallke te sistemit te sektorit te energjise elektrike.

komisioni parlamentar per veprimtarine prodhuese, tregtine dhe mjedisin– Projektligji i kushton vemendje edhe parashikimeve lidhur me zhvillimin e rrjetit te shperndarjes, duke percaktuar detyrimin e operatorit qe cdo vit te miratoje prane ERE planin e investimeve per zhvillimin e rrjetit, plan i cili hartohet duke marre ne konsiderate nje teresi komponentesh sikurse eshte eficenca e energjise, menaxhimi i kerkeses apo permbushjes se nevojes se centraleve prodhuese te lidhura ne rrjetin e shperndarjes. Projektligji nuk parashikon ne menyre deklarative detyrimin per hartimin e planit te investimeve por i kushton nje vemendje te vecante edhe mekanizmave te zbatimit praktik te ketij plani. Konkretisht nëse Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, nuk kryen një investim, i cili, sipas planit afatgjatëtë parashikuar në pikën 1, të këtij neni, do të realizohej në tri vitet e ardhshme, ERE ka të drejtë të ndërmarrë nisa masa ndaj Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes qe do ta detyrojne kete te fundit te realizoje invesitimin ne fjale.

– Projektligji i kushton nje vemendje te vecante edhe matjes se energjie elektrike per matesat e vendosur ne rrjetat e shperndarjes apo te transmetimit. Projekligji per here te pare parashikon edhe mundesine e kontraktimit te paleve te treta per realizimin e sherbimit te matjes apo leximit te matesave. Kjo e drejte qe u njihet operatoreve, do te beje te mundur permiresimin e realizimit te ketij sherbimi nga subjekte te kualifikuara. Sigurisht qe kontraktimi i paleve te treta per realizimin e ketij sherbimi duhet te paraprihet nga miratimi i ERE-s, institucion q do te certifikoje edhe aftesine profesionale te ketyre subjekteve.

– Per here te pare, projektligji parashikon edhe detyrimin e operatoreve per instalimimin e sistemeve inteligjente te matjes. Instalimi i ketyre matesave jo vetem qe do te parandaloje vjedhjen e energjise elektrike, por do te beje te mundur edhe faturimin e energjise ne pik apo base load, duke ndikuar drejeperdrejte tek klienti per nje perdorim eficent te energjise elektrike. Gjithashtu instalimi i ketyre matesave do te ndihmoje pjesemarrjen aktive te klienteve në tregun e furnizimit me energji elektrike.

– Ne funksion te mbrojtjes se interesave te konsumatoreve dhe shmangies se konfliktit te interesave, projektligji parashikon qe verifikimi i matesave do te kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë (DPM) ose nga një person juridik i autorizuar për këtë qëllim. Detajet e afatit te kontrollit dhe periodiciteti do te percaktohen ne aktet rregullatore qe do te miratoje ERE. Ky parashikim vleresojme se do te rrise cilesine e sherbimit ndaj konsumatoreve te cilet ne rast kontestimi te vleres se faturuar, kane te drejte te kerkojne verifikimin e matesit nga DPM apo nga subjekte te pavaruara, te cilat jane te autorizuara ne kete drejtim.

– Gjithashtu, nisur nga situata aktuale e nderhyrjeve te paligjshme ne rrjetin e shperndarjes, projektligji ka bere nje parashikim te posacem, duke percaktuar detyrimin e operatorit te sistemit që, nëpërmjet personelit të autorizuar e të specializuar, të konstatojë ndërhyrjet e paligjshme në matësit apo linjat e furnizimit të energjisë elektrike, të realizuara me qëllim përfitimin e paligjshëm të energjisë elektrike.Nëse konstatohen ndërhyrje të paligjshme, operatori i sistemit merr masa të menjëhershme për riparimin dhe zëvendësimin e pajisjeve në të cilat është ndërhyrë, përllogarit dëmin ekonomik të shkaktuar si rezultat i ndërhyrjeve të paligjshme dhe zbaton procedurat përkatëse sipas legjislacionit në fuqi. Demi qe i shkaktohet operatorit do te perllogaritet mbi bazen e ne metodologjie te posacme te miratuar nga ERE. Ne kete menyre do te behet e mundur, shmangia e arbitrariteteve te operatorit ne perllogaritjen e demit, por njekohesisht perllogaritja e demit do te kete edhe nje efekt parandalues tek klientet te cilet tentojne te nderhyjne ne matesa me qellim perfitimin e paligjshem te energjise elektrike.

– Projekligji liberalizon aktivitetin e furnizimit me energji elektrike, aktivitet qe mund te kryhet me cmime te parregulluara nga çdo i licencuar, i cili është i pajisur me licencë për furnizim me energji elektrike, të lëshuar nga ERE.
Megjithate, duke qene se kemi te bejme me nje sherbim publik mjaft specifik, projekligji parashikon disa detyrime kryesore qe garantojne interesat e klenteve edhe kur ata furnizohen nga furnizues ne baze te cmimeve te parregulluara dhe mbi bazen e kontratave lirisht te negociueshme.
Ne kete kuptim projektligji parashikon disa detyrime minimale te kontrates se furnizimit per keta kliente te cilat jane te detyrueshme per tu zbatuar nga furnizuesi dhe nga klienti.
Nderkohe qe per kategori te caktuar te konsumatoreve, projektligji parashikon furnizimin e tyre ne baze te detyrimit te sherbimit publik te furnizimit universal. Ky detyrim i sherbimit publik, nenkupton rastet kur ne baze te vendimit te Keshillit te Ministrave, percaktohet detyrimi i nje furnizuesi qe te furnizoje kategori te caktuara te konsumatoreve me cmime te rregulluara dhe mbi bazen e disa kushteve te percaktuara ne kontraten tip te miratuar paraprakisht nga ERE.
Ky furnizues do te aplikoje cmime te rregulluara te miratuara paraprakisht nga ERE. Pergjithesisht ne kete kategori konsumatoresh qe do te furnozohen nga furnizues ne baze te detyrimit te sherbimit publik, do te perfshihen kliente familjare, perfshire edhe klentet ne nevoje ose private te vegjel. Pra konsumatoret e perfshire ne kete kategori do te reflektojne edhe politikat e qeverise per trajtimin specifik te nje kategorie te caktuar konsumatoresh.
Megjithate, projekligji le hapesire, qe edhe keta konsumatore ne cdo moment mund te zgjedhin qe te dalin nga kjo skeme furnizimi dhe te perzgjedhin furnizues te tjere, ne baze te cmimeve te negociuara lirisht ndermjet tyre.

– Projektligji parashikon edhe kushtet e percaktimit te furnizuesit si alternative e fundit, qe ka te beje me furnizuesin i cili detyrohet qe te furnozoje per nje periudhe te kufizuar kohore konsumatoret te cilet kane humbur furnizuesin e tyre per shkak se ky i fundit ka falimetuar ose i eshte hequr licensa. Ne kete menyre, edhe pse kemi te bejme me rastet kur furnizimi me energji kryehet mbi bazen e kushteve te negociuara lirisht ndermjet paleve (pa perfshire sherbimin universal te furnizmit si detyrim i sherbimit publik), projektligji garanton furnizimin e konsumatoreve edhe kur humbasin furniuzesin.

Ne kete menyre projekligji percakton ne menyre te detajuar detyrimet e cdo hallke te sektorit te energjise elektrike, te cilat funksionojne te ndervaruara nga njera tjetra.

– Projektligji parashikon edhe trajtimi te diferencuar te klienteve te cilet kategorizohen si klente ne nevoje. Kriteret per kategorizimin si klente ne nevoje parashikohen nga ministria pergjegjese per ceshtjet sociale, nderkohe qe ky projektligj parashikon disa kushte specifike te furnizimit te tyre si furnizimi me cmime te rregulluara, mosnderprerja per debi gjate periudhes se dimrit, subvencionimi etj

Në komision Çela u është përgjigjur dhe pyetjeve të deputetëve lidhur me mbifaturimet, matësat, investimet etj.

Ankesat për mbifaturimet

Kompania trajton me shërbimin e furnizimit rreth 1.2 milionë abonentë, ndaj dhe ankesa mund të ketë, aq më tepër që kemi trashëguar një sistem tepër problematic. Ne i trajtojmë të gjitha me rigorozitet. Askush nuk paguan nëse ankesa është në proces shqyrtimi.
Kemi dëgjuar për fatura abuzive dhe ne kemi vepruar me shpejtësi, sin ë rastin e Laçit, ku ne evidentuam problematikën dhe reaguam duke sistemuar faturat, kurse për personelin përgjegjës morëm masa.
Sikurse kemi dëgjuar ankesa të tipit që “faturat na vinin më pak, tani vijnë më shumë…”. Më lejoni t’ju sqaroj se kjo vinte për shkak të leximit të parregullt të faturave, ku deri dje lexoheshin të dhënat në sahat nga zyra. Sot shkohet shtëpi më shtëpi për të verifikuar matësin, me grupet e kontrollit që kemi ngritur. Kemi bërë matje, sondazhe dhe na rezultojnë kilovat të palexuar, të pahedhur në system, dhe për këtë shkak, qytetarët kanë paguar më pak.
Po I rikthehem rastit të Laçit, ku pas ankesave, nisim kontrollin dhe na rezultoi 360 raste me nënfaturim, ndërsa vetëm 154 ishin mbifaturim dhe ne morëm masa duke larguar nga puna drejtuesit dhe faturistët që më 24 janar.

Shërbimi ndaj klientit

Në lidhje me ristrukturimin e shërbimit ndaj klientit, në këtë periudhë kemi dyndje në sportele për shkak të afatit për lidhjen e aktmarrëveshjeve (deri më 28 shkurt), por brenda muajit mars mendojmë të nisim ristrukturimin e shërbimit.
Kemi nisur shpallur e procedures së prokurimit për të bërë instalimin e programeve online ku shërbimi ndaj klientit të monitorohet në ccdo kohë.
Kemi hapur mbi 50 degë, me sportele dhe arka shtesë, për t’ju përgjigjur fluksit, me orare deri në mbrëmje, edhe në fundjavë.
Gjithashtu, prej disa ditësh kemi hapur sportelet alternative për pagesat e faturave. Pra, veç OSHEE-së, Postës dhe bankave, tashmë faturat mund të paguhen edhe në pika të tjera alternative, si në dyqanet e transfertave të parave, përmes celularit, me kartë bankare, apo dhe në qendrat tregtare. Të gjitha këto me kosto zero për qytetarin!

Investimet

OSHEE ka bërë një plan investimesh emergjente, afatmesme dhe afatgjata. Jemi përqëndruar që investimet madhore të fokusohen atje ku konsumi dhe humbjet janë më të mëdh, si Tirana p.sh, e cila ka zë 37 % të konsumit dhe humbjes, apo Durrësi me rreth 14%.
Megjithatë, kemi vendosur prioritet edhe zonat turistike dhe sidomos bregdetin, në vlera disa milionë euro. Për Sarandën, meqë u pieta specifikisht, kemi parashikuar 1 milion euro, vendosjen e linjave të reja ABC dhe kabina. Gjithashtu, parashikohen investime në nënstacionet e Himarës dhe Orikumit.
Kemi hartuar 2 plane investimesh, një me BB dhe një me të ardhurat tona (5 miliardë lekë), të cilat do të nisin tani. Është hartuar një program investimesh bazuar mbi studime serioze, mbi eficiencën, impaktin që presim.
Parashikojmë që humbjet deri në fund të vitit 2015 të zberin në 31.8% nga 37% të 2014-s.
Nga kompanitë homologe me të cilat jemi konsultuar është arritur në përfundimin se niveli deri në 31.8 % mund të ulet në sajë të menaxhimit, pjesa tjetër është falë investimeve,
Brenda katër viteve mendojmë të shkojmë në nivelin e 21 -22 % dhe se nevojiten 1 miliard euro investime.

Matësit inteligjentë

OSHEE po nis një project pilot, me kosto zero për shoqërinë, me një nga kompanitë më dinjitoze gjermane. Janë përzgjedhur 4 zona në Tiranë me problematika nga më të ndryshmet me qëllim që gjatë këtyre muajve të marrim një rezultat që të na afrojë me realitetin.
Më pas, do të diskutojmë dhe marrim një vendim se si do procedojmë, por jemi ende në proces dhe në fillim të muajit prill do të nisë implementimi.
Avantazhet e matësit inteligjent i kemi thënë: ato janë të shumta, pasi na mundësojnë një monitorim real të konsumit, arrijmë të kemi një bilanc të saktë të energjisë, etj.

Faturat afrofe

Aktualisht kemi rreth 50 mijë abonentë me fatura afrofe, ku rreth 46 mijë janë familje. Ju siguroj që brenda këtij, maksimumi në janar 2016, ky problem do të zgjidhet, pra do të vendosen matës, sikurse kemi edhe pajisje që duhen zëvendësuar.

Posta

Dua të theksoj se problemet me postën ka qenë të trashëguar, ku prej vitit 2007 nuk ka një rakordim mbi të dhënat financiare, dhe sot që flasim janë duke u sistemuar rreth 1.2 miliardë lekë. Bashkëpuni ka nisur tani së fundmi, me ngritjen e një grupi pune, i cili po rakordon të dhënat. Askush nuk paguan dy herë të njëjtën faturë. Kush e ka të firmosur në librezë, por nuk figuron në sistemin tonë nuk i merret asnjë masë, deri në verifikimin e plotë të çështjes.

Revista Monitor,  18.02.2015