Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

2015-a, viti ndërkombëtar i dritës

Drita nga dielli formon bazën e vërtetë për jetën në këtë planet dhe energjia diellore ofron një alternativë  për lëndët djegëse fosile, që përfaqësojnë një epokë nga e cila njerëzimi duhet të shkëputet. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka llogaritur se 20% të energjisë elektrike të prodhuar në botë përdoret për ndriçim elektrik.

Viti 2015 është konsideruar si viti ndërkombëtar i dritës, ndaj do t’i kushtohet një vëmendje energjisë së rinovueshme nga dielli, të përdorur për ndriçim. Në lidhje me përhapjen e teknologjisë diellore, në faqen e internetit të Kombeve të Bashkuara, është shkruar: “Shekulli XXI do të varet më shumë në fotonikë, sikundër shekulli i XX varej në elektronikë.”

Energjia e rinovueshme ka hyrë edhe në Shqipëri ndonëse me ritme më të ngadalta, se vendet e zhvilluara perëndimore. Në kushtet e rritjes së çmimit të energjisë dhe detyrimit për ta paguar atë, si dhe informimit dhe ndërgjegjësimit qytetar mbi përfitimet nga teknologjia e gjelbër diellore evidentohet një tendencë në rritje në përdorimin e paneleve PV, ndonëse mbetet ende në nivele modeste.

Ekolëvizja,  09.02.2015