Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Reshjet, hapen portat e HEC-it të Ulzës

Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar hapjen e portave në hidrocentralin e Ulzës ku aktualisht po shkarkohen 350 metër kub/sekond.

Hapja e portave ka shtuar prurjet në lumin Mat, cka ka rritur frikën për përmbytje të mundshme në Tale dhe Shënkoll të Lezhës.

Ndërkohë që rritje të nivelit të ujit kanë pësuar edhe HEC-et në kaskadën e Drinit.

Sipas të dhënave të KESH ,Fierza është në nivelin 292.48 metra nga 296 metra që është pika kritike.Prurjet në këtë hidrocentral janë 550m3/sec .

Komani është në kuotën e 172.02m ndërsa Vau i Dejës 74.39m.Për të përballuar prurjet e shumta hidrocentralet po punojnë me kapacitet të plotë. Ndërkohë që për muajin shkurt ka nisur edhe eksporti i energjisë elektrike.

Ora news,  07.02.2015