Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fierza po shkon drejt kuotës maksimale

Ndërsa rreshjet kanë rifilluar janë shtuar dhe prurjet në liqenin e Fierzes, i cili po shkon drejt kuotës makimale. Portat e shkarkimit janë të mbyllura por rreshjet do të vazhdojnë hapja e tyre do të jetë e detyrueshme, duke sjellë kështu dhe një përmbytje në zonën e nën Shkodrës.

Sipas të dhënave nga KESH  Fierza është në limitet e saj drejt kuotes 292.56m, ndërsa prurjet e dy lumenjëve 900 m3/sec. Të katër turbinate e Fierzës janë në punë me kapacitet të plotë duke prodhuar 470 megavat energji.

Problem mbetet dhe situata në hidrocentralin e Komanit. Kuota është 172.34m, prurjet 760.3 m3/sec e ndërsa punojnë tre turbina që prodhojnë 330 megavat energji. Sa i përket  Vaut të Dejës kuota është 74.48m, prurjet 460/8 m3/sec dhe punon me tre turbine që prodhojnë 105 megavat energji.

Shqiptarja.com  06.02.2015