Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Petrit Ahmeti merr çmimin PAM 2014

Më datë 02-04 shkurt 2015, Asambleja Parlamentare e Mesdheut (Pam) mbajti seancën e saj të 9-t Plenare në Principatën e Monakos. Ky event u ndoq nga më shumë se 200 delegatë, duke përfshirë këtu Prinicin Albert II te Monakos, anëtarë të Parlamenteve të Mesdheut, zyrtarë të lartë të qeverive, institucioneve ndërkombëtare , si dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Në këtë eveniment Z. Ahmeti u nderua me Çmimin PAM 2014, ku ai u lavdëruar për rolin e tij në zhvillimin e një tregu të përbashkët energjitik. Gjithashtu dhe për përfshirjen aktive të MEDREG në krijimin e një kuadri ligjor të harmonizuar dhe të koordinuar në gjendje për të nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar, rajonal dhe në veçanti në promovimin e integrimit të tregjeve të energjisë së rajonit të mesdheut. Z. Petrit Ahmeti, Kryetar i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) është zgjedhur zv President I MEDREG për një peirudhë 2 vjecare.

Nëpërmjet këtij vlerësimi Asmableja Parlamentare e Mesdheut kërkon që të shpërblejë individët, organizatat dhe institucionet, ku puna e të cilëve dëshmon përkushtimin e fuqishëm dhe të dukshme në arritje të rëndësishme dhe në promovimin aktiv të idealeve të Mesdheut.

Shoqata e Rregullatorëve të Energjisë së Mesdheut përbëhet nga 21 vende anëtare që përfaqesohen nga 24 Ente Rregullatore të Energjisë. Ajo është një nga projekte kryesore të Komisionit Europian, e cila është e dedikuar për integrimin e tregut të energjisë elektrike dhe gazit në rajonin e mesdheut.

energjia.al 05.02.2015