Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shfuqizohet vendimi që ka efekt vetëm 1 lek/litër

Alibia e “rrëzimit” të monopoleve pas shfuqizimit të një udhëzimi. Lëvizja nuk sjell fundin e monopoleve amendimin dhe udhëzimi që ka efet vetëm 1 lekë/litër. Udhëzimi ishte kundërshtuar nga shoqëritë e karburanteve që në 2009 –ën.

Udhëzimi i ri i TVSH ka shfuqizuar pjesën që rregullonte fiskalizimin e karburantit, veprim që u intepretua nga media sikur shfuqizonte monopolet, duke zmadhuar gabimisht efektin që kishte ky udhëzim. Sikur monopolet të thyheshin nga amendimi I një udhëzimi ?!
Po sa ndikon amendimi i udhëzimit në çmim dhe “monopolet”? Llogaritja është e thjeshtë dhe shumë zhgënjyese për gjithë ata që kërkonin alibi te udhëzimi 17 për të justifikuar sjelljen oligopolistike të karburanteve dhe tendencat e monopolizimit të tregut që tashmë ka dy burime kryesore furnizimi në import dhe gjithë shoqëritë e tjera të shumicës blejnë te këto dy importues.
Sipas udhëzimit 17 për çmimit e shitjes me paicë të karburantit 160 lekë/litër TVSH e paguar(20 %) nga shumica është 32 lekë ndërkohë që sipas udhëzimit të ri nr. 6 të janar 2015 TVSH do paguhet vetëm për çmimin e shitjes me shumicë(që në rastin më të lirë çmimi i shumicës do ishte 155 lekë për litër, pra marzhi i fitimit i pakicës është 5 lekë) TVSH që do paguante shoqëria e shumicës do ishte 31 lekë ndërsa shoqëritë e pakicës do paguanin diferencën 1 lekë për litër.

Ndryshimi taksimit nuk heq monopolet

Në numrin e fundit të Monitor në shkrimin “udhëzimi “legjendë” 17, si tatohen karburantet” sqarohet se sipas udhëzimit(të shfuqizuar tashmë) Nr. 17 datë 15.05.2008 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” barra fiskale mbahet mbi importuesit dhe prodhuesit vendas të karburanteve, konsiderohen si furnizues të nivelit të parë (kryesor) dhe furnizojnë me shumicë shoqëritë e tregtimit me pakicë. Pra sipas udhëzimit 17 gjithë bara fiskale i ngarkohej shitësit me shumicë. Autoriteti i Konkurrencës e konsideroi këtë “kufizimi vertical” të konkurrencës dhe kërkoi që në vitin 2009 shfuqizimin e udhëzimit.
Nga ana tjetër ndryshe nga çka komentuar mediat dje se “mer fund monopoli” i caktimit të çmimeve të pakicës nga shumica, udhëzimi nuk ka qenë kurrë një kërkesë e shoqërive të hidrokarbureve për të caktuar çmimet e pakicës. Përkundrazi ishte një “gjetje” e Ministrisë së Financave kur drejtohej nga z.Bode për të lehtësuar administrimin e taksave në karburante, e kundërshtuar fort nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve deri në Gjykatën kushtetuese. Shoqëritë e hidrokarbureve shprehesin se ky udhëzim cënonte parimin kushtetues ku ekonomia shqiptare bazohet në ekonominë e tregut (neni 11 i Kushtetutës së RSH). Por ky pretendim është rrëzuar nga Gjykata Kushtuese me anë të vendimit nr. 12 datë 28.04.2009.

Pra udhëzimi nuk ndikon në konkurrencën mes shoqërive të tregtimit me shumicë por vetëm në integrimin vertial ku i detyron shoqëritë e shumicës të paguajnë TVSH për gjithë zinxhirin e vlerës deri te shitja me pakicë. Oligopoli(pa firma që dominojnë tregun) i karburanteve dhe mungesën e konkurrencës që ndodh mes vetë shoqërive të shumicës nuk i pengon udhëzimi(i cili është për shitjet te pikat e bardha dhe jo shitjet mes shoqërive të shumicës).

Nga oligopol drejt monopolizimit

Madje tregu po kalon nga oligopol drejt monopolizimit në prononcimin për Monitor përfaqësuesi i shoqërisë “Kastrati” Luigj Aliaj thotë se në importin e karburanteve “aktualisht janë vetëm dy kompani importuese, Kastrati, me depozita në Porto Romano dhe API, që operon në depozitat e Petrolifera në Vlorë”. Edhe “Elda”, sqaron z.Aliaj, një nga operatorët më të mëdhenj, nuk po importon aktualisht, por po furnizohet nga Kastrati.
Në këtë mënyrë tregu i karburanteve është shumë i përqëndruar dhe i varur nga dy shoqëri kryesore duke eleminuar konkurrencën në burim të furnizimit. Konkurrentët e Kastratit do duhet ta blejnë naftën dhe benzinën me shumicë te konkurrenti i tyre dhe këtu nuk bëhet fjalë më për konkurrencë por për çmime diskriminuese (aplikimi i çmimeve të ndryshme për shoqëri të ndryshme në kushtet kur produkti është neutral) duke i vendosur operatorët në vështirësi për të mbajtur çmime të shitjes me pakicë konkurruese me shoqërinë që ka burim direkt furnizimi nga importi.

Revista Monitor  03.02.2015