Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bien eksportet, shkak energjia dhe ndërtimi

Raporti i fundit mbi Tregtinë e Jashtme bën të ditur se për muajin Dhjetor 2014 eksportet e mallrave arritën vlerën 19 mld lekë, duke u ulur me 10,5 % në krahasim me Dhjetor 2013 dhe 10,4 % në krahasim me Nëntor 2014.

Rënie më të madhe vjetore kanë patur eksportet e grupeve: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 29,6 %, “Materiale ndërtimi dhe metale” me 26,1 % dhe “Prodhime druri dhe letre” me 19,9 %.
Rritje më të madhe vjetore patën eksportet e grupit “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me 89,7 %, “Produkte kimike dhe plastike” me 30,9 % dhe “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” me 28,7 %.

Në muajin Dhjetor 2014 importet e mallrave arritën vlerën 54 mld lekë, duke u ulur me 8,8 % në krahasim me Dhjetor 2013 dhe duke u rritur me 12,0 % në krahasim me Nëntor 2014.

Rënie më të madhe vjetore kanë patur importet e grupeve: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 29,9 %, “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me 20,5 % dhe “Ushqime, pije, duhan” me 10,9 %.
Rritje më të madhe vjetore patën importet e grupit “Prodhime druri dhe letre” me 21,7 %, “Produkte kimike dhe plastike” 17,7 % dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” 9,8 %.

Defiçiti tregtar i këtij muaji është 35 mld lekë, duke u ulur me 7,9 % krahasuar me Dhjetor 2013 dhe duke u rritur me 29,8 % në krahasim me Nëntor 2014.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 65,1 % të të gjithë tregtisë. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (35,9 %), Turqia (7,0 %), Kina (6,8 %) dhe Greqia (6,5 %).

grupet-e-eksportit

Revista Monitor,  28.01.2015