Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Korçë, postieri vodhi lekët e energjisë

Dhjetëra banorë në fshatin Pulah në rrethin e Korçës kanë denoncuar postierin e komunës pasi nuk iu ka shlyer faturat e energjisë pranë OSHEE duke i kthyer në debitorë prej shumash të mëdha lekësh.

Banorët pohojnë se çdo muaj ata dorëzonin lekët tek postieri i komunës ndërsa sot ata paralajmërohen se do iu ndërpritet enërgjia pasi rezultojnë debitorë gjatë vitit 2010.

Të irrituar ata thonë se janë detyruar të paguajnë faturat e energjisë për të dytën herë ndërsa akuzojnë postierin e komunës për mashtrim pasi i ka futur lekët në xhep duke i lënë ata debitorë prej vitesh. Ndërsa apelojnë që t’iu kthejnë lekët dhe personi përgjegjës të vihet para drejtësisë.

Me libreza të rregullta në duar banorët thonë se edhe pse kanë paguar çdo detyrim ndaj OSHEE kjo e fundit nuk iu njeh asnjë pagesë që ata kanë shlyer pasi në sistem rezultojnë debitorë me shuma të ndryshme.

Edhe pse në kushte mjaft të vështira ekonomike banorët e fshatit Pulah janë pagues të rregullt të energjisë elektrike ndërsa sot një pjesë e tyre kanë mbetur viktimë e mashtrimit.

Shqiptarja.com 26.01.2015