Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tritoli në Durrës, për shtyllat e tensionit

Katër personat e arrestuar këtë të dielë, të cilëve iu zbuluan dhe sekuestruan 3 mina të telekomanduara me celularë, janë lënë në burg nga ana e Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë.

Në seancën e zhvilluar ditën e sotme me dyer të mbyllura, Gjykata mësohet se ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda duke u dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 31-vjeçarin , 30-vjeçarin Dashnor Dumani, 24-vjeçarin Asllan Plaku si dhe 31-vjeçarin Bledar Plaku.

Sakaq, televizioni A1 Report zbardh një pjesë të përgjimeve të policisë, ndaj 4 të arrestuarve në Durrës të dielën e 18 dhjetorit. Përgjimet kanë të bëjnë me bisedat ndërmjet një prej të arrestuarve, Febjus Dauti, lindur në Has dhe banues në Durrës, dhe një të infiltruari që çoi më pas në zbulimin e të rinjve dhe prangosjen e tyre.

Në bisedat telefonike Dauti shprehet se ai së bashku me 3 shokë të tjerë, vendosnin lëndë eksplozive me porosi, kundrejt shumave të parave. Lëndën eksplozive, Dauti bën të ditur se e vendosnin në makina, komisariate policie dhe shtyllave të tensionit, apo ku do që të bëhet porosia kundrejt shpërblimit me para. Madje sipas Prokuorisë, ata dyshohet se kanë vendosur tritol në disa raste në qytetet e Krujës dhe Fushë-Krujës.

Nga përgjimet, ai shprehet se këtë ata e bënin kundrejt një shpërblimi në para, i cili siç shprehet ai, duhet bërë në mënyrë korrekte nga porositësit. Megjithatë, 31 vjeçari shton se persona të tjerë të cilët kanë porositur vendosjen e tritolit, i kanë borxh atij një shumë parash prej 16 mijë eurosh.

“Unë së bashku me 3-4 shokë vendosim lëndë eksplozive me porosi. Eksplozivin e vendosim në makina, komisariate policie, shtylla tensioni, ku të jetë porosia por kjo bëhet kundrejt shpërblimit me para. Dhe pjesa e shpërblimit me para duhet të jetë korrekte. Por ka persona të tjerë që kanë porositur vendosje tritoli dhe më kanë sërish borxh 16 mijë euro.” tregon Dauti në bisedat telefonike të përgjuara.

Katër të rinjtë u arrestuan  këtë ë dielë në qytetin e Durrësit pasi u kapën me 3 lëndë eksplozive C4 me celularë. Prangosja e tyre u bë në kuadër të operacionit të koduar “Twix” të sektorit për Trafiqet dhe Narkotikë në Drejtorinë e Policisë së Durrësit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda, pas një pune 2 mujore.

Shqiptarja.com  21.01.2015