Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shpërthim te Metalurgjiku në Elbasan, plagosen 3 punonjës të ‘Elba gas’

Tre punonjës të një firme private, “Elba gas” janë plagosur paraditen e sotme si pasojë e një shpërthimi në repartin e oksigjenit te ish-Metalurgjiku në Elbasan. Aksidenti në punë ka ndodhur rreth orës 10:30. Report Tv mëson se tre punonjësit e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Të plagosurit janë me inicialet Q.M. 61 vjeç,  O.B. 69 vjeç, dhe E.B. 42 vjeç. Po sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, mësohet se gjatë punës ka shpërthyer një tub furnizimi me gaz, por nuk ka pasur flakë.

Menjëherë shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendngjarje të cilët kanë bërë të mundur mbylljen e gazit dhe shmangien e tragjedisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shqiptarja.com  22.07.2020