Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tiranë, shkëndija elektrike djeg tregun

Tregu industrial në Kombinat u dogj mbrëmjen e së hënës. Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu tregun duke shkaktuar dëmë të konsiderueshme, por fatmirësisht pa të lënduar.

Burime policore thanë se vatra e zjarrit fillimisht është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në një prej njësive tregtare dhe më pas është përhapur edhe tek të tjerat aty pranë.

Flakët e mëdha kanë vënë në alarm njësitë e zjarrfikëseve, ku në vendngjarje kanë mbërritur 6 të tilla dukë bërë të munduar shuarjen e flakëve.

Në vendngjarje shkuan edhe forcat e policisë dhe autoambulanca. Të dhënat e para hetimore tregojnë se shkak për rënien e zjarrit mund të jetë bërë një shkëndije elektrike.

Ora News,  20.01.2015