Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

HEC-et e vogla duhet ti rikthejnë paratë KESH-it

Reagojnë përfaqësuesit e HEC-eve: Vendimi i ERE do të apelohet në Gjykatë dhe kjo është një goditje tjetër që ERE po i jep sektorit…

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka marrë një vendim të pazakontë duke axhustuar me ulje çmimin e energjisë elektrike që KESH jep ndaj HEC të vogla deri në 15 megavatorë.

Çmimi i shitjes së HEC-ve të reja deri në 15 MW për periudhën rregullatore 2012-2014 ishte 9.3 lekë për kilovat.

Me axhustimin që ka bërë Eneti Rregullator i Energjisë çmimi i shitjes për vitin 2013 llogaritet në 9.73 leke/kwh dhe për vitin 2014 do të rillogaritet me 7.95 lekë/kwh.

Rillogaritja për vitin 2014, nga 9.3 lekë në 7.9 lekë, shënon një ulje rreth 14% të fitimeve që HEC-et kishin përfituar nga shitja e energjisë.

Burimet nga Enti Rregullator pohuan se, axhustimi me ulje është bërë duke marrë në konsideratë problematikën që kaloi sektori gjatë kësaj periudhe dhe çmimet më të cilat është importuar energjia nga jashtë vendit.

Reagimi i drejtuesve të HEC-ve ka qenë i menjehershëm. Sipas tyre axhustimi i çmimeve me ulje për një periudhë paravepruese nuk është ligjore. Për shkak se, vendimi ka kosto, të cilat nuk ishin njoftuar më parë. Se dyti ERE nuk ka dhënë asnjë arsye për këtë rishikim të çmimit dhe së treti nuk kishte njoftim paraprak.

Përfaqësuesit e HEC-ve  kanë shpjeguar se, ndërkohë të gjitha detyrimet tatimore për vitin 2014 janë kryer duke marrë në konsideratë çmimin 9.3 lekë.

Ata pohuan se, vendimi i ERE do të apelohet në Gjykatë dhe kjo është një goditje tjetër që sipas tyre ERE po i jep sektorit.

Revista Monitor,  16.01.2015