Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS përmirëson rrjetin e shpërndarjes

Shumë banorë të fshatit Llapushnik të komunës së Drenasit janë përfitues të projekteve të investimit që KEDS ka përfunduar gjatë muajit dhjetor. Tanimë të gjithë në fshatin Llapushnik kanë energji të cilësisë së lartë.

Me hov të intensifikuar të implementimit të planeve të mirëmbajtjes dhe planit të investimit, KEDS ka vazhduar edhe në muajin e fundit të këtij viti. Në kuadër të këtyre aktiviteteve të shtuara të KEDS-it, banorët e këtij fshati tanimë kanë energji elektrike të kualitetit më të lartë dhe nuk do të ballafaqohen me probleme të tensionit të ulët të energjisë elektrike.

“Kemi bërë zëvendësimin e shumë pajisjeve dhe kemi bërë vendosjen e pajisjeve të reja me qëllim që banorët e Llapushnikut të kenë shërbime më cilësore dhe tension më të mirë të energjisë elektrike.” deklaron z. Armend Ymeri, Menaxher i Departamentit të Mirëmbajtjes.

KEDS ka zëvendësuar pothuajse të gjitha pajisjet në rrjet të distribuimit të energjisë elektrike. Transformatori, ormani me të gjitha pajisjet e brendshme të nevojshme, dhjetëra shtylla të cilësisë së lartë të betonit dhe drurit, dhe më shumë se gjysmë kilometër kabëll, janë vetëm disa nga investimet që kanë bërë që në Llapushnik ky Vit i Ri të pritet me cilësi më të lartë të energjisë elektrike.

“Presim me padurim vitin 2015 për të filluar me projektet e radhës derisa gjendja e gjithë rrjetit të përmirësohet përfundimisht. Jemi të përkushtuar të përfundojmë të gjitha projektet e planifikuara për këtë vit dhe nuk do të ndalemi derisa i gjithë rrjeti të përmirësohet dhe përfundimisht të mos ketë problem”, thotë z.Ymeri.

KEDS ka trashëguar një rrjet të vjetër të energjisë elektrike dhe projektet e tilla janë pjesë e më se 130 projekteve të implementuara deri më tani vetëm gjatë vitit 2014. KEDS ka intensifikuar implementimin e planit të mirëmbajtjes dhe investimit me qëllim të minimizimit ose shuarjes së të gjitha problemeve në rrjet.

energjia.al 26.12.2014