Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndërtuesit nuk zbatojnë standartet energjitike

Ligji për eficiencën e energjisë nuk zbatohet nga investitorët. Edhe pse në mungesë të ligjeve për tregun energjetik, sektori duhet të funksionojë me ato rregullime dhe akte nënligjore që janë bërë në ligjet e para vitit 2005. Sektori më problematik është ai i ndërtimit, ku nuk zbatohen kriteret.

Tre ligjet për energjinë, ai i funksionimit të sektorit, i eficiencës energjetike dhe ligji për energjinë e rinovueshme pritet të votohen së shpejti në Kuvendin e Shqipërisë. Arritja e rezultateve për uljen e konsumit energjetik brenda vitit 2020 vështirë se mund të realizohet në vendin tonë.

Pengesë për rritjen e kursimit energjetik është bërë miratimi i ligjit për eficiencën energjetike. Ligji detyron subjektet tregtare dhe ato ndërtuese që të marrin masa për reduktimin e konsumit të energjisë.

Objektiv i BE-së për vitin 2020 nuk është gjetja e burimeve të reja energjetike për të mbuluar nevojat për konsum, por rritja e eficiencës me 20%.

Scan TV, 23.12.2014