Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

New Jork, rekordi i çmimit të naftës

Rënie rekord e çmimit të naftës në bursën e New York-ut ku çmimi i një fuçie naftë ka zbritur nën 60 dollarë, për herë të parë në 5 vjet. Sipas ekspertëve, spekulimet për stimuj europiane duket se e kanë mbajtur tregun e naftës bruto të qëndrueshëm sot pas rënies prej 5 përqind një ditë më parë. Pozitivisht duket se kanë ndikuar edhe deklaratat e disa prej gjiganteve të kërkimit të naftës se kanë ndërmend të reduktojnë eksplorimin dhe prodhimin.

Një ditë më parë çmimi ra pasi zëri më me peshë i OPEK, ministri i Naftës i Arabisë Saudite, ritheksoi se nuk sheh arsye për të reduktuar prodhimin.

Ndërkaq, disa analistë thonë se çmimet mund të tronditen serish pas spekulimeve se OPEK do të reduktoje prodhimin nëse Algjeria dhe Venezuela bindin grupin të mbajë një takim emergjence në fillim të vitit të ardhshëm.

Gjatë 5 muajve të fundit, çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm për shkak të ngadalësimit të ekonomive më të mëdha të botës, që përkthehet në kërkesë më të ulët.

Shqiptarja.com 11.12.2014