Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta mund të shtyjë inflacionin nën zero

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane, Peter Praet tha se rënia e çmimeve të naftës ka të ngjarë të shtyjë normën e inflacionit të euro-zonës nën zero, pikërisht ndërsa krijuesit e politikave përgatiten të shqyrtojnë opsionet për lehtësimin sasior.

BQE synon të zgjerojë bilancin e saj në gati 1 trilion euro (1.2 trilion dollarë ) me qëllim që të ‘dyndë’ bllokun e monedhës prej18-vendesh me likuiditet, dhe do të shqyrtojë stimujt e tij aktuale në fillim të vitit të ardhshëm. Rënia e mprehtë në çmimet e naftës po ushtron presion të mëtejshëm mbi inflacionin që u ngadalësua në 0.3 në nëntor, duke shtyrë BQE-në drejt rrugës kontroversiale të politikës së blerjes në një shkallë të gjerë të obligacioneve qeveritare.

BQE ‘do të bëjë atë që është e nevojshme’ për të përmbushur mandatin e saj të stabilitetit të çmimeve, referoi Praet, duke shtuar se avokatët dhe menaxherët e rrezikut po punojnë mbi një paketë të mundshme të blerjes së aktiveve. Banka qendrore ka për qëllim ta mbajë inflacionin afatmesëm pak nën 2 për qind. Zyrtarët pritet të takohen sërish në 22 janar për të vendosur mbi politikën monetare.

Revista Monitor, 11.12.2014