Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kontrabandë nafte në Mitrovicë

Një aksion i gjerë policor në Kosovë ka vënë në pranga deri më tani 7 persona të dyshuar për kontrabandë nafte.

Mediat kosovare bëjnë të ditur se forca policie po vijojnë aksionin duke kryer edhe bastisjet e shtëpive të të dyshuarve për krim të organizuar.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Krelani, i cili theksoi se aksioni vijon dhe detajet e tjera do të bëhen të ditura me përfundimin e operacionit.

“Ju konfirmoj se është duke u realizuar një operacion i gjerë policor për detajet e tjera do t’ju informojmë më vonë”,-ka thënë Krelani për mediat kosovare.

Shqiptarja.com 10.12.2014