Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Braçe: PD, vendimmarrje kriminale në energjitikë

Maxhoranca në Komisionin e Ekonomisë ka pranuar për herë të parë se heqja e fashës 300 kw çon në rritjen e çmimit për një kategori të konsumatorëve.Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, pranoi se heqja e fashës do të ketë kosto politike.

“Nuk i kemi mohuar askujt faktin që është një situatë shumë e rëndë dhe po marrim kosto të qartë politike për ta shpëtuar një herë e mirë sistemin por të kemi përballë njerëz të cilët kundërshtojnë pagesën e energjisë elektrike dhe të nxisin kulturën e mos pagesës së energjisë për qëllime politike; të kemi përballë njerëz që të nxjerrin në rurgë njerëz që vërtet kanë hall e nevojë por që janë kthyer për fat të keq gjithnjë e më të varfër për shkak të rrënimit total të gjithë sistemit elektroenergjetik shqiptar dhe kostot e mëdha, është e padrejtë dhe e pamoralshme”.

Kreu i Komisionit të Ekonomisë ka akuzuar ashpër ish-kryeministrin Berisha si dhe i ka kërkuar Ministrit që të bëjë publike faturat e tyre.

“Duhet të zhbëjmë të gjithë vendimmarrjen kriminale të Sali Berishës dhe të gjithë atyre që kanë menaxhuar bashkë më të sistemin elektroenergjitik shqiptar. Nuk ka më kuptim që ne të paguajmë edhe për vendimet e atij. Do ta besoj këtë njeri që i dhimbset buxheti i shqiptarëve, kur ta shikoja njëherë në radhën e pagesës së energjisë elektrike për të dhënë shembullin e tij konkret.

E keni parë ndonjëherë Berishën në 22 vjet të shkojë të hyjë dhe të trokasë në sportelin e energjisë elektrike? T’u japë një shembull gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë dhe të thotë: Ja unë po paguaj energjinë elektrike. Bëjani njëherë publike faturën e energjisë elektrike”, deklaroi Braçe.

Ndërkohë Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, ka konfirmuar se nuk do të tërhiqen nga masat e marra, ndërkohë që kritikoi shitjen e 4 HEC-eve.

Deputeti i LSI-së, Gjovalin Kadeli, ngriti shqetësim në lidhje me abuzimet e faturave energjitike.

Ora News, 24.11.2014