Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Panairi: Biznesi ndërkontinental, në fokus energjia

Sipërmarrësit e huaj, të përfaqësuar nga 60 kompani,kanë eksploruar tregun shqiptar nëpërmjet pjesëmarrjes në Edicionin e 21-tëtë Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, Klik Ekspo Group, i cili u hap në 22 nëntor deri në 26 nëntor. Organizatorët pohojnë se, këtë vit, ekspozimi është formësuar me prurje dhe strategji të reja qasjesh të sipërmarrësve të huaj dhe enteve shtetërore ndërkombëtare ndaj tregjeve shqiptare dhe etnoshqiptare.Panairi Ndërkombëtar i Tiranës sjell në Shqipëri ekonomitë më të mëdha tëEuropës dhe Azisë nëpërmjet bizneseve përfaqësuese të tyre. Italia, Serbia, Kina, Hungaria dhe Kina përfaqësohen me pavijonet e tyre.

Pavijoni i Italisë, i ndikuar këtë vit edhe nga Presidenca Europiane, qaset me politikat friendly ndaj investimeve dhe sipërmarrësve italianë. Marrëdhënia e ngushtë ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë përkthehet nëpjesëmarrjen e mbi 50 ekspozuesve, ndarë mes atyre italianë dhe pranive italiane që veprojnë në Shqipëri prej dekadash. Sektorët më mirë të përfaqësuar janë energjia, menaxhimi i mbetjeve urbane, turizmi, jahte etj.

Pavijoni i Serbisë përfaqësohet nga mbi 30 prodhues të materialeve elektrike, makineri për industrinë agroushqimore, tekstile, materiale ndërtimi dhe bojëra. Mbi 10 vjet bashkëpunim, këmbëngulje e nxitje të marrëdhënieve tregtare, tregojnë edhe në edicionin e 2014-s për vlera që këmbehen mes popujve edhe përmes biznesit dhe kulturës. Takimet B2B, nën kujdesin e Dhomave të Tregtisë nga të dyja anët, dhe Ambasadës së Serbisë në Tiranë, dhe pjesëmarrja e dy Dhomave Rajonale të Tregtisë, janë indikatorë të energjisë pozitive të çliruar mes palëve.

Pavijoni i Hungarisë ekspozohet nën kujdesin e Hungarian National Trading House dhe klasterave sektoriale. Hungaria insiston për disa vite me radhë të mund tëdepërtojë në tregun shqiptar: materiale ndërtimi, materiale elektrike dhe ndriçimi, industri agroushqimore etj.

Pavijoni i Kinës përfaqësohet nga sipërmarrës që përfaqësojnë Rajonin e Shangait dhe Provincën Zhejiang, teksa rikthehen të gatshëm për ndërveprim ekonomik e kulturor për të tretin edicion me radhë. Bizneset e tyre sugjerojnë materiale elektrike dhe zgjidhje për ndriçim, mobile dhe materiale ndërtimi, tekstile, industrinë e paketimit etj.

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, latuar për t’i shëmbëllyer një kuvendi kombëtar, në fokus të të cilit janëKosova dhe Shqipëria me programe të ndërsjella zhvillimi dhe synim të përbashkët për integrimin dhe anëtarësimin në BE.Pjesëmarrja e shtuar e sipërmarrësve nga Kosova, është me përqendrim të lartë në materialet e ndërtimit, përpunimin e metaleve, përpuniminedrurit, shtypi, botime, industri agroushqimore, vreshtari, prodhim verërash dhe pijesh alkoolike, lëngje frutash etj.

Klik Ekspo Group këtë edicion sjell në Shqipëri sipërmarrës të rinj nga Luksemburgu, Austria, Zvicra, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia, Turqia, Bullgaria, Franca. Ndërsa SHBA i qasën Shqipërisëme teknologji kryesuar nga energjetika, ndërtimtaria, mbrojtja e mjedisit, automjete dhe transport, turizmi dhe industria agroushqimore.

Energjia në fokus

Energjia dhe sektorët e saj zënë një vend tëveçantë në ekspozim edhe për shkak të rëndësisë që paraqet ky biznes për investime të reja në Shqipëri. Salloni ienergjetikës, “Energy Fullscreen”,është organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Energjisë dheIndustrisë, sektorët hidrokarbur dhe energjetik dhe synon nxitjen e investimeve për ndërtimin e burimeve të reja prodhuese të energjisë elektrike. Biznese të sektorit të energjisë vijnë edhe ngaItalia, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina, Shangai dhe Kina. Një seri konferencash do të organizohen në kuadër të Sallonit të Energjetikës si: “Burimet e energjisë së rinovueshme dhe përfitimet e eficencës energjetike”, promovuar nga ABIESSE. Salloni do të vizitohet edhe nga Ministria e Energjetikës dhe Minierave të Bosnjë-Hercegovinës.

Ka rritje përtej krizës

Kriza ekonomike pas vitit 2008 tkurri ndjeshëm buxhetet e kompanive për marketingun dhe ekspozitat. Por organizatorët e Klik Ekspo Klikpohojnë se, numri i ekspozuesve mbetet në nivele të kënaqshme dhe, nga ana tjetër, vihet re një këmbëngulje për të mbetur kompetitore aktive në treg. Në dy dekada, Klik Ekspo Group ka krijuar një epërsi në organizimin e panaireve dhe evenimenteve ndërkombëtare. Klik Ekspo Group është e vetmja kompani që përfaqëson Shqipërinë në organizmat ndërkombëtare si UFI – Organizata Globale e Ekspozitave dhe Panaireve Ndërkombëtare (me headquarters në Paris dhe seli të tjera në Hong Kong dhe Emiratet e Bashkuara, themeluar që në vitin 1925), përkrah 600 anëtarëve të tjerë nga mbi 85 shtete. Panairi Ndërkombëtar i Tiranës është një “UFI Approved Event”, i vetmi eveniment në Tiranë, të dhënat statistikore të të cilit janë të audituara e të certifikuara. Klik Ekspo Klik është anëtar i përzgjedhur i CEFA –Aleanca e Panaireve të Europës Qendrore, me qendër në Mynih, bashkëthemelues i EASE – Organizata e Panaireve të Europës Juglindore (2002), e sot, aktivisht të përfshirë në networkun e industrisë së Panaireve Ndërkombëtare në Ballkan dhe Europë.

Revista Monitor, 23.11.2014