Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ankohet për energjinë, kush e vjedh atë

Çmimi i energjisë s’do rritet, ndërsa operacioni kundër hajdutërisë do ashpërsohet!

Kështu shprehet Kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale, duke iu kundërpërgjigjur akuzave të opozitës për rritje të tarifave të energjisë.

Në disa postime radhazi Kryeministri mohon edhe rritje e taksave, teksa akuzon opozitën për gënjeshtra, ndërsa shprehet i vendosur për vendosjen e shtetit ligjor, për rritjen e punësimit e mirëqënies. Ai mohon se çmimi i energjisë do të jetë 12 lekë për kilovatorë, teksa shprehet se “po e deshet shqip, kjo është rrenë e SHQUP -it”.

Mohon që do të rriten taksat e çmimet dhe shkruan se “Ankohet për rritje të naftës kush nuk sheh xhepin po SHQUP-in! Çmimi i naftës sot është më i ulët se vjet dhe as do të rritet. Ankohet për rritje çmimesh kush dëgjon propagandën e pushtethumburve! Çmimet sjanë rritur, përkundrazi: Është rritur konsumi. Ankohet për rritje taksash kush spaguan asnjë taksë! 95% e taksapaguesve shqiptarë sot paguajnë më pak taksa se një vit më parë.”

Kreu i qeverisë shkruan se kjo mazhorancë është votuar për të bërë shtetin e qytetarëve që duan ligj, punë e mirëqënie dhe se punësimi e mirëqënia rriten me respekt e rregulla.

Ai thekson gjithashtu se për aksionet e INUK ankohet kush është mësuar të zerë shesh për përshesh dhe se legalizimet e shtëpive në zonat informale do të lenë falas, ndërsa çibanët e mbirë rrugëve do të shkulen.

Partia Socialiste nga ana e saj thotë se respekton çdo protestë dhe çdo qytetar në protestë.

Por në kundërpërgjigje të deklaratës së Kryetarit të opozitës, shprehet se nuk mund të respektojë protestuesit Basha e Berisha, pasi thotë se, i pari është bërë zëdhënësi i njerëzve që s’duan t’i paguajnë dritat po duan të vazhdojnë t’i vjedhin, ndërsa Berisha, është përgjegjësi kryesor për të gjitha plagët e mëdha që kjo mazhorancë po kuron me reformat e saj.

Sipas Partisë Socialiste, se ata nuk e duan rimëkëmbjen e ekonomisë, por anarshi e turbullirë prandaj bëjnë thirrje për mospagim dritash e për shtet policor.

Tv Klan, 24.11.2014