Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

HEC-et private, humbja 100 mln €

Sipas Bardhi Sejdarasit, drejtor ekzekutiv i Institutit për Studimin dhe Aplikimin e Energjisë (ISAE), nga informacionet jozyrtare, duke njohur humbjet financiare të KESH sha të shkaktuara si rrjedhojë e mosreflektimit të prodhimit të HEC-eve në çmimin e rregulluar prej 2,2 lekë/kwh, për vitet 2012-2013, KESH sha ka blerë afro 1.050,000,000 kwh energji elektrike të prodhuar nga HEC-et, ndërkohë që tarifa prej 2,2 Lekë/kwh përfshinte vetëm sasinë prej 498,000,000 kwh. Si rrjedhojë, KESH ka blerë rreth 555,000,000 kwh me çmim të parregulluar duke realizuar një humbje financiare prej rreth 4.5 miliardë Lekë apo 32 milionë Euro.

E njëjta situatë vijon në 2014: prodhimi i parashikuar i HEC-eve për t’u blerë nga KESH është afro 1 miliardë kwh, ndërkohë që tarifa e rregulluar përfshinte vetëm 280,000,000 kwh. Si rrjedhojë në vitin 2014, KESH pritet të ketë një humbje financiare prej 5.5 miliardë lekë apo afro 40 milionë Euro. KESH sha, u detyrua nga qeveria “Berisha” që për periudhën tetor-dhjetor 2012 të blejë mbi 600 mijë megavatorë energji elektrike me vlerë rreth 37 milionë lekë për mbulimin e humbjeve në sistemin e shpërndarjes (pra për llogari të ish-CEZ Shpërndarje), kosto e paplanifikuar, e cila është përsëritur, po me VKM të qeverisë së kaluar, edhe për periudhën janar-shkurt 2013, në sasinë prej 170 mijë kilovatorë, e barabartë me 9,3 milionë lekë.

Këto të dhëna, të shoqëruara me mossaktësinë në planifikimin e prodhimit të energjisë elektrike në vitet 2010-2013 nga HEC me koncension si dhe azhornimi jo i saktë i sasisë së energjisë që parashikohet për t’u blerë nga HEC me koncension edhe për vitin 2014 kanë rënduar gjendjen ekonomike-financiare të KESH sha, me një humbje që rezulton jo më pak se 100 milionë euro (!).

1,7 miliardë lekë/ vit (12 milionë EUR /vit) është efekti negativ i llogaritur (qoftë si e ardhur e munguar, apo dhe si kosto operative e tepërt për KESH).

Privatizimi

Hidrocentralet Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe 2 u shkëputën nga KESH sha në 1 Shtator 2011, si shoqëri më vete nën pronësinë e shtetit. Nëse për periudhën 4- mujore Shtator – Dhjetor 2011 këto HEC- e shitën energji elektrike tek KESH sha/ FPSH me tarifë të rregulluar prej 0.63 lekë/kwh (tarifa e gjenerimit të KESH), në vijim tarifat e blerjes ka ndryshuar. Gjatë vitit 2012 dhe 5-mujorit të parë të vitit 2013 KESH sha ka blerë energjinë elektrike prej këtyre HEC-ve me një tarifë mesatare të ponderuar prej rreth 2.4 lekë/kwh. Vetëm nga këto shifra mund të shihet se çfarë humbjesh i janë shkaktuar KESH nga privatizimet, ndërsa mund të bënte agregim të energjisë me kosto të lirë.

Gazeta Shekulli, 16.11.2014