Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, ndalohet në Shqipëri, tregtohet në Kosovë

Dyshimet për cilësinë e karburantit të importuar, importi u shtua gjatë këtij viti në tregun kosovar.

Nafta e nxjerrë nga rafineria e Ballshit të Shqipërisë, e cila muajve të fundit ka pushtuar tregun kosovar, ishte ndaluar për tregun shqiptar qysh në fillim të këtij viti, për shkak se autoritetet shqiptare, pas analizave të bëra, kishin konstatuar nivel të lartë së sulfurit dhe cilësi të dobët të produktit.

Gazeta ka kontaktuar edhe përfaqësues të Shoqatës së Hidrokarburanteve të Shqipërisë, të cilët kanë thënë se nafta, e cila po importohet në Kosovë nga rafineria e Balshit, nuk i plotëson standardet për nga cilësia.

Kosova Sot, 15.11.2014