Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tatimet: Hetim abuzimit me karburantet

Ende dhe sot, prej më shumë se 15 vitesh, dy kompanitë kryesore të huaja, të cilat kanë marrëveshje koncesionare me shtetin shqiptar për kërkimin dhe shfrytëzimin e naftës, nuk paguajnë tatim-fitim. Kjo ka nxitur reagimin e radhës nga ana e deputetëve në Komisionin e Ekonomisë, gjatë prezantimit të masave fiskale, të propozuara për vitin e ardhshëm.

Kreu i Komisionit Erjon Braçe pyeti drejtoreshën e Tatimeve: “Si menaxhohet kontrolli te koncesionarët e naftës? Ka ndonjë shpjegim se si ka mundësi që për 15 vjet rresht këta nuk paguajnë tatimfitim, ndërkohë që po harxhojnë pasuritë kombëtare dhe nuk derdhin asgjë në arkën e shtetit?” Nga ana e saj, Brisida Shehaj nxorri në pah një pengesë ligjore, që shmang kontrollin e faturave taitmore të koncesionarëve nga Tatimet. Ajo u shpreh se “faturat tatimore nuk i kontrollojmë ne, por i kontrollon AKBN-ja. Nuk na lejohet nga ligji i hidrokarbureve t’i kontrollojmë. Kemi përplasje.”

Por, drejtoresha e administratës tatimore tha se koncesionarët mashtrojnë konsumatorin, duke shitur naftën e prodhimit vendas me hollues. “E marrin naftën dhe nuk e eksportojnë; e çojnë në Durrës, i hedhin dhe hollues. Besoj se ju e dini më mirë se unë si e bëjnë…”

Kurse shefja e Doganave Elisa Spiropali tha se, përveç koncesionarëve në fushën e naftës, edhe pikat e karburanteve shmangin pagesën e taksave, për shkak se nuk kanë të vendosur kalimmatësit, që evidentojnë saktë sasinë e xhiros që kryhet. “Unë kam nxjerrë një urdhër dhe u kam lënë afat të vendoset kalimmatësi deri në fund të nëntorit”, tha ajo.

Ndërkohë, nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, vetëm për karburantet gjatë 9-mujorit të këtij viti janë regjistruar 3.8 milionë kupona tatimorë, kurse në të njëjtën periudhë të një viti më parë janë regjistruar 2.9 milionë kupona tatimorë.

Shqiptarja.com 12.11.2014