Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rosneft kërkon ndihmë nga shteti

Rubla ruse ka rënë në një nivel të ri rekord të raport me dollarin amerikan, për shkak të rënies së çmimeve të naftës.

Edhe ndërhyrja e Bankës Qendrore të Rusisë në tregun monetar me 1.7 miliard dollarë nuk ka mundur të ndalë rënien e monedhës vendase. Në anën tjetër, ka pasur spekulime në media se, kompania më e madhe e naftës në vend, Rosneft, ka kërkuar ndihmë nga shteti. Në sesionin e së Enjtes, rubla ra me 0.4% përballë dollarit në 41.58. Çmimet e naftës ranë me rreth 2 dollarë në sesionin e së Mërkurës, duke ndikuar direkt tek rubla, pasi nafta dhe gazi janë mallrat kryesorë që eksporton Rusia dhe përbëjnë rreth gjysmën e të ardhurave të qeverisë federale.

Investitorët janë të shqetësuar edhe për faktin se sanksionet perëndimore kanë detyruar kompaninë, Rosneft të kërkojë rreth 50 miliardë dollarë ndihmë nga shteti për të paguar borxhet e saj. Parashikohet që mbështetja financiare të vijë nga Fondi Kombëtar i Mirëqënies, një nga dy fondet sovrane të pasurisë që ka Rusia. Deri në fund të këtij viti, Rosneft duhet të paguajë rreth 440 miliardë rubla borxhe dhe 626 miliardë rubla vitin e ardhshëm.

Kërkesë për ndihmë kanë ardhur edhe nga kompani të tjera dhe banka ruse, që kanë për të paguar borxhe në një total prej 55 miliardë dollarë vetëm një tremujorin e katërt të këtij viti. Disa lojtarë spekulativë të tregut kanë vënë baste se rubla do të vazhdojë rënien. Zëvëndësguvernatorja e parë e Bankës Qendrore ruse, Ksenia Yudayeva deklaroi se banka po i reziston presionit spekulativ nga tregjet e huaja valutore.

Scan TV, 24.10.2014