Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Roli i rezervave energjitike në Europën Juglindore

Zëvendës Ministri i Energjisë dhe Industrisë Ilir Bejtja ishte i pranishëm sot në tryezën me temë “Roli i rezervave energjetike në Evropën Juglindore”. Gjatë fjalës së mbajtur para të pranishmëve Zëvendës Ministri tha se po diskutohet në bashkëpunim me Komisionin Evropian për një iniciativë të re për gjenerimin e energjisë në të ardhmen, duke krijuar ‘rezerva energjetike ujore’. Bejtja u shpreh se Shqipëria është e kushtëzuar nga kushtet klimaterike, ndaj “ne mund ti alokojmë burimet tona financiare në rrugë të tjera për të prodhuar energji, jo vetëm duke ndërtuar hidrocentrale.”

“Duke lëvizur në drejtimet e tjera, që jo vetëm ndikojnë në diversifikimin e burimeve për prodhimin e energjisë, por në të njëjtën kohë të mendojmë se si ta ruajmë atë, është një mënyrë tjetër që rrit efikasitetin për burimet tona të rinovueshme të energjisë”, u shpreh Zëvendës Ministri.

Z. Bejtja nënvizoi se ne na duhen rezerva dhe se ne kemi shumë mundësi në territorin tonë, pasi kemi vende ku mund të krijojmë rezerva energjetike nga uji.

“Pra do të thotë që ne mund ti përdorim këto më vonë dhe mund të balancojmë në këtë mënyrë kaskadën në Drin apo diku tjetër, duke i përdorur këto burime ujore për prodhimin e energjisë”, shtoi ai.

Zëvendës Ministri e quajti këtë si një mundësi shumë e mirë, duke u hapur një dritare e re sesi të ruajmë energjinë.

“Na duhet një plan ku ne mund të gjejmë territorin e përshtatshëm për këtë, një plan financiar për të suportuar këto iniciativë, si dhe si të rrisim mundësinë e punësimit dhe në aktivitete të tjera. Uji i cili mund të ruhet në mal apo diku tjetër, mund të përdoret edhe për ujitje, vaditje, peshkim apo turizëm”, theksoi Z.Bejtja.

“Unë mendoj që ne jemi gati në rrugën e duhur të ndërtojmë dhe këtë plan të ri për prodhimin e energjisë në të ardhmen,” e mbylli fjalën e tij Zëvendës Ministri Bejtja.

energjia.al  22.10.2014