Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rrëzohet taksa për biokarburantet vendase

Qeveria e ka shumë të rëndësishme heqjen e rimbursimit të akcizës për biodiezelin, sepse ka llogaritur të mbyllë një gropë në të ardhurat. Vetëm për vitin 2013, kjo lehtësi ka qenë në masën 1.2 miliardë lekë akcizë e rimbursuar për biokarburantet. Komisioni i Ekonomisë, pas debateve, ndryshoi edhe nismën e qeverisë për të taksuar me akcizë të gjitha biokarburantet, si ato që prodhohen në vend ashtu dhe ato të importit. Për këtë pati debate mes deputetit socialist, Paulin Sterkaj, dhe kryetarit Erjon Braçe. Sterkaj propozoi të mos aplikohet akciza prej 37 lekë për litër, për biodiezel në asnjë rast, ndërsa deputeti Braçe propozoi që të mos hiqet përjashtimi nga rimbursimi i akcizës vetëm për prodhimin vendas. Me shumicë votash u votua propozimi i deputetit Braçe.

Gazeta Shqip, 13.10.2014