Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bullgari, import gazi para lançimit të TAP

Bullgaria dëshiron të fillojë importin e gazit azerbajxhanas përpara lançimit të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP).

Ambasada bullgare në Baku raporton se Sofja ka ndër mend të organizojë furnizimin e vëllimeve të vogla të gazit azerbajxhanas nëpërmjet sistemit ekzistues të transportit të gazit (GTS) të Turqisë dhe interkonektorëve Turqi-Greqi (ITG) dhe Greqi-Bullgari (IGB).

“Në fund të vitit 2016, kemi në plan të nisim interkonjeksionin Greqi-Bullgari, përmes të cilit gazi natyror i Azerbajxhanit mund të arrijë drejt Bullgarisë. Pra, të dyja palët do të marrin në konsideratë mundësinë e disa furnizimeve me gaz (jo aq të mëdha) nga SOCAR drejt Bulgargaz të Bullgarisë në vitin 2017 përmes GTS turke dhe interkonjeksionit ekzistues Turqi-Greqi (ITG) drejt Komotini – pika e inputit të interkonjeksionit Greqi-Bullgari (IGB), si dhe rrugë të tjera të mundshme”, – theksoi ambasada.

Gjatë vizitës së fundit në Baku, Presidenti bullgar, Rosen Plevneliev, i SOCAR, nënshkroi dy memorandume me kompanitë bullgare – një memorandum mirëkuptimi me Bultransgaz mbi eksplorimin e mundësive të zgjerimit të përbashkët në magazinimin nëntokësor të gazit në Cirene, si dhe një ‘letter of intent’ (dokument që detajon qëllimin e personit për të vepruar në një mënyrë të caktuar apo të kryejë një detyrë të caktuar) me Bulgargaz rreth fillimit të bisedimeve mbi kapacitetin e vëllimeve të caktuara të gazit drejt Bullgarisë në vitin 2017, përmes gjurmës IGB.

“Ne presim që vëllimet e gazit të tkurren në vlerën prej 1 bilion metër kubik në vit nga Shah Deniz 2 përmes tubacionit të gazit të korridorit të gazit jugor deri në 2019”, – tha ambasada.

Më herët, zëvendësministri bullgar i Ekonomisë dhe energjisë, Anton Pavlov, ka deklaruar se këtë vjeshtë pritet miratimi i një vendimi të formës së prerë të investimeve nga aksionerët e IGB dhe fillimi i ndërtimit është planifikuar për në fillim të vitit 2015.

Revista Monitor, 12.10.2014