Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zgjatet afati i ndërtimit për HEC-et e Matit

Kompania austriake zhvilluese e hidrocentraleve “Enso Hidro” ka bërë me dije se është zgjatur afati për paraqiten e ofertavem për ndërtimin e tre Hec-ve të vegjël me kapacitet 38.12-MW në lumin Mat. Ofertat janë të hapura deri në datë 31 tetor.

Vitin e kaluar KESH publikoi thirrjen për realizimin e studimeve për sigurinë e digave për hidrocentralet në kaskadën e lumit Drin, si dhe rehabilitimin e Fierzës, por edhe për rehabilitimin e liojave 500-MW, 600-MW në Koman dhe 250-MW në Vaun e Dejës.

Në thirrjen e saj kompania austriake “Enso Hidro” ka kërkuar oferta për ndërtimin dhe pajisjen e kaskadës së lumit Mat, e përbërë nga linjat : 17.47-MW Mati 1, 830-kW Mati 1i dhe 19.82-MW Mati 2, që gjendjen mbi lumin Mat në verilindje të Tiranës.

Firmat mund të ofertojnë për një ose më shumë lote ndërtimi. Investimi kap shifrën 25- 40 milionë euro (32-51 milionë dollarë) dhe duhet të shtrihen në afatin prill 2015 – mars 2017.

Revista Monitor, 13.10.2014