Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosova me naftë jocilësore në treg

Importuesit e naftës dhe Ministria e Tregtisë she Industrisë shprehin dyshime se në Kosovë po hyn naftë e cilësisë së ulët e që nuk është konform standardeve të kërkuara nga ligjet. Hyrja e naftës së cilësisë së ulët, sipas Fadil Berianit, kryetar i Shoqatës së Importuesve të naftës është shkak i kontrolleve minimale që bëhen në kufi.

“Aktualisht testohen vetëm 1 apo 2 për qind e gjithë naftës që hyn në kufi. Kjo nuk është garanci se në Kosovë nuk po hyn naftë e cilësisë së dobët. Shoqata ka kërkuar që të shtohet numri i kontrolleve në kufi, por njëkohësisht të ndërrohet komplet mënyra aktuale e kontrollit të cilësisë së naftës në kufi”, tha Beriani.

Revista Monitor, 13.10.2014