Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zvicra kërcënon tregun e arit

Procesverbali i fundit i Rezervës Federale dhe frika për recesion në Eurozonë kanë rritur çmimin e arit mbi 1 mijë e 230 dollarë për onz.

Por nga Zvicra mund të ketë një shtytje tjetër, e aftë për të destabilizuar tregjet monetare, që shpesh herë ndërthurin ecurinë me metalin e çmuar. Në datën 30 Nëntor, qytetarët zviceranë do të shkojnë në referendum për të vendosur nëse Banka Qendrore e Zvicrës duhet të rrisë me të paktën 20% kuotën e rezervave të arit dhe për të parandaluar çdo shitje të lingotit në të ardhmen.

Sipas bankës UBS, një votë “po” në referendum do të thotë se banka qendrore do të jetë e detyruar të blejë 1 mijë e 500 ton ari në 5 vitet e ardhshme. Të dhënat e fundit të Këshillit Botëror të Arit tregojnë se rezervat e arit në Zvicër, aktualisht janë në 1 mijë e 40 ton e barabartë me 7.8% të rezervave totale. Për këtë arsye ndikimi në çmimin e arit mund të vetë thelbësor. Për të krijuar një ide sa më të qartë, prodhimi i arit nga minierat në të gjithë botën është rreth 3 mijë ton në vit, ndërkohë që të gjitha bankat qendrore të botës kanë blerë 409.3 ton ar gjatë vitit të kaluar.

Nuk ka ende sondazhe se si janë të orientuar qytetarët zviceranë, por referendum frikëson qeverinë dhe Bankën Kombëtare të Zvicrës, që i bëjnë thirrje popullit të votojnë “jo”. Gjithashtu, analistët paralajmërojnë se rreziqe do të ketë edhe për momedhën euro. Banka Kombëtare, që në fund të Shtatorit kishte rezerva në valutë të huaj prej 462 miliardë franga kundrejt një totali prej 522 miliardë, për të blerë ar do të kishte nevojë për dollarë. Në këtë situatë, analistët mendojnë se do të sakrifikohej edhe monedha euro.

Scan TV, 10.10.2014