Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BERZH vlerëson efikasitetin e energjisë

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka dhënë mirënjohje për kompanitë më të mira dhe individët që promovojnë përdorim të qëndrueshëm dhe efikas të energjisë ër financim të energjisë së qëndrueshme, duke qenë se Kosova është një vend me sfidë të madhe në reduktimin e intensitetit të saj të energjisë.

Gjashtë projekte të energjisë së qëndrueshme, efikasitetit të energjisë dhe energjisë së rinovueshme në sektorët rezidencial dhe të biznesit kanë pranuar mirënjohje në ngjarjen në të cilën kanë marrë pjesë përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës, autoritetet lokale, institucionet ndërkombëtare, komuniteti ndërkombëtarë, si edhe bankat partnere të EBRD-së dhe kompanitë lokale. Çmimet speciale për përkushtim të veçantë në Financim të Energjisë së Qëndrueshme i janë dhënë tri institucioneve financiare: TEB, Agjencionit për Financim në Kosovë dhe Kreditimi Rural i Kosoves LLC.

Organizimi Projektet e financuara nga Projekti për Energji të Qëndrueshme i Kosovës nga EBRD (KoSEP) i pajisur me 12 million €, kontribuon në efikasitetin e energjisë dhe përmirësimet e rinovimeve të energjisë në sektorët rezidencial dhe të biznesit në Kosovë. Projektet laureate kanë demonstruar shembuj invoativ dhe të replikimit të energjisë siç janë investimet në insulime në dritare dhe mure. Për më shumë, investime të tilla ndihmojnë për të paraqitur dhe kontribuar në konkurim të përmirësuar të sektorit privat.

“Jemi krenar të përkrahim përpjekjet e Kosovës për të përmirësuar efikasitetin e saj të energjisë përmes partneriteteve të fuqishme me EBRD-në, qeveritë donatore dhe me BEnë. Investimet për të përmirësuar efikasitetin e energjisë janë një nga fushat kyçe për EBRD-në në Kosovë dhe mirëpresim bashkëpunimin me partnerët tanë në BE dhe qverinë e Norvegjisë. Besojmë fuqishëm se konsumimi i energjisë së qëndrueshme është një hap drejt rritjes së qëndrueshme”, ka thënë Ian Smith, menaxher i lartë i EBRD-së dhe kryesuesi i organizimit të Financimit të Energjisë së Qëndrueshme nga EBRD

“Jemi të gëzuar të shohim se KoSEP nuk është duke kontribuar vetëm në përmirësimin e efikasitetit të energjisë, por që gjithashtu është duke përkrahur sektorin financiar të Kosovës duke paraqitur diversifikimin e produkteve invoative. Kemi partnerë të fuqishëm në sektorin financiar të Kosovës dhe jemë të kënaqur të sjellim vetëdijësim më të lartë mbi investimet e përbashkëta të energjisë së qëndrueshme”, ka thënë Tony Myron, Bankier i Lartë në EBRD, Institucionet Financiare të Ballkanit perëndimor, Bjellorusisë, Moldavisë dhe Ukrainës.

Deri më tani, më shumë se 1000 projekte ë Kosovë kanë pranuar përkrahje me më shumë se 5 million € përmes organizimit KoSEP. Organizimi gjithashtu përfiton nga grantet dhe ndihma teknike e ofruar nga BE dhe qeveria e Norvegjisë.

Revista Monitor, 09.10.2014