Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shpërthejnë ethet e arit

Gërmimet në zona të thella në kërkim të arit të fshehur që tregohet nëpër legjenda e gojëdhena çdo ditë e më tepër po përhapen, duke i përngjasuar një historie të pabesueshme.

Fshatra te shumte, te braktisur dhe larg syve vezhgues jane kthyer ne mikpritesit e kerkuesve te arit te cilet ne shume raste germojne ne thellesi me mjete te renda. Iluzionet per ekzistencen e thesareve kane bere qe ne fshatin Trebicke ne komunen e Vithkuqit te Korces dy persona te arrestohen pasi duke germuar me eskavator ne afersi te kishes se Shen Gjergjit kane zbuluar varret e vjetra te fshatit.

Germimet nuk i kane shpetuar vemendjes se banoreve te zones, te cilet rrefejne se mbeshtetur ne historite e treguara brez pas brezi, persona nga jashte fshatit vijne dhe nisin germime te paautorizuara.

“Vijnë për të kërkuar florinjtë. I kanë zënë ethet e floririt dhe nuk dinë c’të bëjnë. Kanë gërmuar pranë manastririt duke dëmtuar edhe varrezat e vjetra të fshatit”, thotë një banor i zonës.

Policia arrestoi shtetasit Eduart Pinderi 48 vjeç dhe Simon Pllaja 44 vjeç nga Erseka pasi teksa germonin me eskavator kane dhunuar varret e vjetra te fshatit Trebicke. Deri tani per te gjithe kjo duket si nje fushe e lire veprimi ku germimet mund te behen ne menyre te pakontrolluar dhe pa asnje rrezik ndersa nuk dihet se çfare do te ndodhte nese legjendat jane te verteta dhe gjendet vertet ari i treguar ne to.

Top Channel, 09.10.2014