Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndalet ndërtimi i HEC-it të Bënjës

Janë monumente natyrore të mbrojtura me ligj, por po humbasin rëndësinë e tyre si kurative edhe relaksuese. Dhënia e lejeve për ndërtimin e HEC në rrjedhën e Langaricës, mund të jetë bërë shkak për tharjen e Burimit të Priftit në Bënjë, më të preferuarin dhe kuarativin prej pushuesve.

Ai shërbente për të gjithë ata që vuajnë nga reumatizma, por prej disa ditësh, uji ka shterruar plotësisht. Banorët, krahas shoqatës së ambientalistëve kanë reaguar për shkatërrimin që po i bëhet kësaj perle të natyrës.

Sipas tyre do të jetë një shkatërrim i madh nëse nuk merren masa të menjëhershme pasi mund të cojë dhe në dëmtimin e burimve të tjera. Krahas këtij HEC që po ndërtohet, janë edhe dy të tjerë në rrjedhën e lumit që mendohet se edhe ata kanë ndikim.

Sipas banorëve gjatë këtij sezoni veror askush nuk u la në të gjithë rrjedhën madje deri ne Përmet për shkak të ujit të turbullt. Ata kanë thënë se devijimi në tubacione gjigande të të gjithë rrjedhën, pritet të shoqërohet më problem serioze gjeologjike dhe kjo ndalohet vetëm me marrjen e masave në kohë.

“Më përpara nga rrjedhat e ujit laheshin me mijëra banorë, sivjet s’mund të vijë asnjë sepse ujërat grumbulloheshin nga punimet që bëheshin lart, plus tani siç dihet dhe këto ditët e fundit një burim që është lart që quhet “burimi i priftit” ka shteruar, është pa ujë, nuk e di si do shkojë rrjedha më poshtë. Banorët janë tejet të shqetësuar sepse faktikisht edhe bimësia nuk i dihet si do vejë. Thonë që është punë e shtetit, e ka në dorë shteti. Mesa kemi pyetur në komunë është bërë një mirëkuptim për muajt që do pritet uji.” shprehet një nga banorët.

Shumë të indinjuar janë edhe bizeset e shërbimit që ushtrojnë aktivitete në këtë zonë, pasi po afron shkatërrimi i madh i këtij monumenti natyror. Në këtë perlë të natyrës për pak muaj sipas tyre nëse nuk meren masa do të ketë vetëm mushkonja, pasi dëmtohet rëndë ekosistemi.

“Puna është këtu se në rast se banjat do na dëmtohen të na thahen duhet të ngrihemi ne këtej dhe të ikim prapë ku ishim. Biznesin banjat po na i mbajnë. Ka njëzet ditë që uji ka shteruar fare se ka pasur një rrjedhë të vogël, domethënë një rrjedhë që vinte rrallë po prapë kishte diçka, sivjet është tharë fare. Kryesisht turbullimi vjen nga lavatriçet që kanë lart, lajnë inertin, uji kështu ka qenë gjithë vitin, domethënë nuk i vjen rradha të kullohet më se tani fillojnë shirat, prapë i turbullt do vijë.” tha një nga pronarët e biznesit të vogël të zonës

Një tjetër fenomen për shkak të shpërthimve të minave po ndikon edhe në thyerjen e stalaktiteve. Në shpellën e Langaricës e cila ka qënë e banuar që në epokën e bronzit ato janë këputur duke dëmtuar edhe historinë e vendit.

Banjat e Bënjës mbeten preferenca e te gjithë atyre pushuesve që i vendosin pushimet e tyre midis relaksit dhe kurimit. Këtë atmosferë e ofrojnë Banjat e Bënjes që gjenden pranë fshatit, me te njëjtin emër ne rrethin e Përmetit. Pushues nga shume qytete të vendit i kanë zgjedhur ujërat termale këto ditë vere, për aftësitë e tyre kuruese.

“Është hera e dytë që po vij në këtë vend dhe më erdhi shumë keq që ndërtimi i këtij hidrocentrali po krijon impakt negativ. Kjo jo vetëm po dëmton burimet, peisazhin etj, por është një faktor negativ për turizmin. Ky dëmtim nga ndërtimi i HEC, që po i shkaktohet kësaj mrekullie natyrore, do të ndikojë edhe në grupet turistike. Janë të shumtë vizitorët ashtu si ne që kanë ardhur këtu sot për të parë këto burime që përvec vlerave kurative mbart edhe një peisazh të këndshëm.” shprehet një turist

Si një monument natyror i mbrojtur me ligj, është ngritur një komision verifikimi me specialistë të Ministrisë së Mjedisit, Energjiitikës, Drejtorisë dhe Inspektoriatit Mjedisor Rajonal, ARM, Shërbimit Pyjor etj të cilët kanë verifuikuar në vend situatën. Ata kanë pezulluar punimet e firmës ndërtuese të HEC dhe pas disa ditësh, do të japin vendimin përfundimtar për ndikimin ose jo nga punimet që po kryhen.

Shqiptarja.com 05.10.2014