Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

MEI, grup pune për HEC-in e Langaricës

Duke marrë në konsideratë ankesat e komunitetit vendas dhe shqetësimet e shprehura nga organizatat në mbrojtje të mjedisit, për punimet që po kryhen për ndërtimin e hidrocentralit “Lengarica”, Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe Ministria e Mjedisit kanë ngritur një grupi pune të përbashkët për verifikimin e gjendjes mjedisore në ndërtimin e hidrocentralit “Lengarica”, Komuna Petran – Rrethi Përmet.

Në objektin e punës së këtij grupi do të jetë dhe verifikimi i përmbushjes së detyrimeve të koncesionarëve sipas kontratës të koncesionit dhe kushteve të përcaktuara në Lejen Mjedisore të Ministrisë së Mjedisit Nr.318/1, datë 17.01.2012 dhe Lejes Zhvillimore Komplekse miratuar me vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit Nr.6, datë 04.07.2013.

Në përbërje të grupit të punës do të ketë përfaqësues nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë ashtu sikurse nga Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe Ministria e Mjedisit do të informojnë opinionin publik dhe organizatat mjedisore për rezultatet e verifikimit.

Revista Monitor, 01.10.2014