Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Transatlantik drejt blerjes së Stream Oil

TransAtlantic Petroleum Ltd ka njoftuar përfundimin me sukses të procesit të kontrollit financiar (due diligence) të kompanisë së fokusuar në nxjerrjen e naftës në Shqipëri, Stream Oil & Gas Ltd dhe synimet e saj për të vazhduar me blerjen e Stream, siç është njoftuar në 3 shtator 2014. Kompania pret që të përfundojë procesin e blerjes në nëntor 2014.

TransAtlantic parashikon që Stream do të mbajë një takim të veçantë të aksionerëve për të miratuar blerjen më 12 nëntor 2014. Përpara takimit të veçantë të aksionarëve të Stream, TransAtlantic synon të mbajë takime të hapura në Vancouver, Calgary dhe Toronto, Kanada për të diskutuar blerjen me aksionarët e Stream.

Procesi ekzaminimit

Gjatë 60 ditëve të fundit, TransAtlantic ka kryer një shqyrtim tërësor të Stream, i cili përfshinte disa udhëtime në Kanada, tre udhëtime në Shqipëri dhe disa qindra orë pune për njeri. Zonat më të rëndësishme të ekzaminimit përfshinë konfirmimin e statusit juridik të Stream dhe të drejtat ligjore ndaj pronave të saj; rishikimin e rezervave dhe gjeologjisë së Stream; dhe një vlerësim të operacioneve të Stream. Këshilltari i TransAtlantic shqyrtoi të gjitha kontratat materiale, komunikoi me personelin aktual të Stream, dhe përgatiti rekomandime ndaj secilit prej elementëve kritikë të blerjes.

Pak ditë më parë, menaxhimi i TransAtlantiC, përfshirë edhe Kryetarin dhe Shefin Ekzekutiv, N. Malone Mitchell-in e tretë, udhëtoi për në Shqipëri dhe u takua me Dael Dervishi, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare Shqiptare të Burimeve Natyrore (‘AKBN’), Endri Puka, administratorin e Albpetrol sh.a, kompania shtetërore shqiptare e naftës, dhe Dorian Ducka, Zëvendësministrin shqiptar të Energjisë dhe Industrisë.

“Mbeta shumë i impresionuar me takimet tona në Shqipëri, ‘komentoi zoti Mitchell. ‘Ata na pritën me entuziazëm dhe shprehën interesin e tyre në partneritet me TransAtlanti për të rritur prodhimin e naftës dhe gazit në Shqipëri. Z. Dervishi i AKBN konfirmoi se licencat e Stream janë të vlefshme dhe që AKBN nuk ka ndonjë shqetësim të pazgjidhur në lidhje me Stream. Ata janë mbështetës të blerjes së propozuar të Stream për pjesën e mbetur të fushës së Ballshit, që përbën një çështje të rëndësishme për ne.’

“Z. Puka i Albpetrol konfirmoi gjithashtu se Stream është në përputhje me licencat e tij dhe se Albpetrol nuk ka çështje të pazgjidhura me Stream, ‘ vazhdoi zoti Mitchell. ‘Ai konfirmoi se është arritur progres në ndryshimin e marrëveshjeve të propozuara në lidhje me taksat e mineraleve, dhe se nuk ka problem që Stream të blejë pjesën e mbetur të fushës Ballshit. Z. Ducka i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë u shpreh se Shqipëria i përshëndet me gjithë zemër investimet tona të planifikuara në vend. Ne jemi në kërkim të marrëdhënieve të konsoliduara të punës me të tre palët teksa ne përshpejtojmë zhvillimin e fushave të naftës dhe gazit në Shqipëri. ‘

Menaxhimi i TransAtlantic bëri tre vizita të veçanta në operacionet e Stream në Shqipëri, pranë qyteteve të Fierit, Vlorës dhe Ballshit. Një ekip i menaxhimit TransAtlantic vlerësoi operacionet dhe objektet e Stream. Ata zbuluan se puset kanë nevojë për investime, por objektet dhe kanalet e transportit janë përgjithësisht në gjendje të mirë. TransAtlantic synon të punojë me stafin ekzistues të Stream në Shqipëri për të kuptuar dhe për të kapërcyer plotësisht sfidat e kaluara si dhe për të shfrytëzuar në mënyrë efektive kapitalin.

“Gjatë vizitës sime në Shqipëri, kam kërkuar të kuptoj më mirë aspektet e nëndheshme të këtyre fushave,’ tha zoti Mitchell. ‘Takimet e mia me menaxherin e operacioneve dhe gjeologët e Stream dhe rishikimi i hartave të tyre dhe dokumentë rastësorë të pusit shërbyen për të konfirmuar bindjen time se këto prona janë një mundësi e mirë për ne dhe kanë një potencial të madh. Ne tani kemi një pamje të mjaftueshme të gjeologjisë së fushave në mënyrë që të procedojmë me blerjen e Stream. Gjithsesi unë do të vija në dukje, se kemi ende shumë punë për të bërë përpara se të diskutojmë detaje të veçanta të programit të planifikuar të punës sonë apo potencialin e pronave.’

Rifillimi i operacioneve shpuese në Delvinë-34H1

Stream ka arritur një Marrëveshje të Sigurimit të Përgjithshëm me Viking International, e cila do të lehtësojë rinisjen e operacioneve të shpimit në pusin e Delvinës 34H1 (D34H1) në të ardhmen e afërt.

Gjithashtu TransAtlantic është i kënaqur të raportojë se data e ripagesës së kredisë së aksionerëve të Stream është shtyrë deri pas datës së mbylljes së blerjes së parashikuar.

Banka Riaffeisen tregoi gjithashtu se do të konsideronte një shtyrje të datës 30 shtator 2014 të pagesës së kredisë së Stream për një periudhë deri në 60 ditë.

Rreth TransAtlantic Petroleum Ltd.

Transatlantik Petroleum Ltd., është një kompani ndërkombëtare e naftës dhe gazit natyror angazhuar në blerjen, eksplorimin, zhvillimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit natyror.

Kompania zotëron interesa në pronat e zhvilluara dhe të pazhvilluara në Turqi dhe Bullgari.

Revista Monitor, 30.09.2014