Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kroaci-Mol, rifillojnë betejën

Kroacia dhe kompania energjetike hungareze MOL ia kanë besuar arbitrazhit të Uashingtonit mosmarrëveshjen e tyre mbi fatin e kompanisë energjetike kroate INA…

Arbitrazhi mbi fatin e kompanisë energjetike kombëtare kroate, INA, midis Republikës së Kroacisë dhe kompanisë hungareze të energjisë, MOL, filloi së fundmi në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, ICSID, në Uashington.

ICSID, pjesë e Grupit të Bankës Botërore, është ngarkuar me asistimin e arbitrimit të mosmarrëveshjeve ligjore mes investitorëve ndërkombëtarë.

MOL nisi arbitrazhin në Uashington në nëntor të vitit 2013, duke pretenduar se Kroacia ‘theu’ qëllimisht detyrimet dhe procedurat e saj në lidhje me investimet e MOL në INA, të cilat janë të përcaktuara në marrëveshjen mbi biznesin e gazit.

Sipas MOL, Kroacia ishte e detyruar të ruante, të shiste dhe të blinte të gjithë prodhimin e gazit nga INA për 15 vjet.

MOL pohon se thyerja e kontratës rezultoi në një humbje prej të paktën 265 milionë eurosh për shoqërinë.

Procedurat përpara ISCID janë sekrete dhe asgjë nuk do të zbulohet derisa të merret një vendim. Gjykata përbëhet nga tre arbitra, me Franklin Berman të Britanisë si president i gjykatës.

MOL përfaqësohet nga Këshilli i Përgjithshëm i MOL dhe nga kompania ligjore Weil, Gotshal & Manges nga SHBA.

Kroacia përfaqësohet nga zyra ligjore Patton Boggs Squire, nga SHBA, së bashku me avokatin kroat, Luka Mishetiç, i cili punon për të njëjtën zyrë.

Misetiç dhe Squire Patton Boggs janë të njohur për përfaqësinë e tre ish- gjeneralëve kroatë, Ante Gotovina, Mladen Markaç dhe Ivan Çermak, përpara Gjykatës së Krimeve të Luftës në Hagë.

Ata gjithashtu kanë përfaqësuar qeverinë kroate në një rast kundër MOL mbi të drejtat e menaxhimit INA, përpara Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë në Paris.

Kroacia ka filluar procesin e arbitrazhit në Paris, në janar 2014, për të ndaluar MOL të shiste aksionet e INA dhe për të anuluar marrëveshjen e aksionerëve ekzistues mes të dy palëve.

MOL bleu 25% të aksioneve në INA në korrik 2003, dhe një shtesë prej 22.15% në tetor të vitit 2008. Një marrëveshje plot divergjenca e aksionerëve u nënshkrua në janar të vitit 2009.

Megjithatë, ndërkohë, një gjykatë në Kroaci burgosi ish-kryeministrin kroat, Ivo Sanader, për 8.5 vjet, pasi e shpalli fajtor për marrje ryshfeti nga kryetari MOL Zoltan Hernadi, i cili kërkohet edhe nga Zyra e Prokurorit të Shtetit Kroat, DORH.

Midis shtator 2013 deri në korrik 2014, Kroacia dhe MOL u përpoqën të arrinin një marrëveshje në të pesë fazat e negociatave, por gjithçka rezultoi pa sukses.

Revista Monitor, 27.09.2014