Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nga nafta tek çokollatat, eksportet kroate në Shqipëri rriten në mënyrë të ndjeshme

Sipas një artikulli të shkruar në median kroate TCN, Kroacia po përjeton një rritje të fortë në bashkëpunimin ekonomik pikërisht me Shqipërinë.

Sipas këtij shkrimi eksportet kroate në Shqipëri janë rritur në mënyrë dramatike, dhe mundësitë më të mëdha për bashkëpunim, të paktën sipas Dhomës së Tregtisë Kroate, qëndrojnë në industrinë e energjisë, inxhinierisë mekanike, elektrike dhe elektronike, farmaceutike, ushqimore, tekstile dhe këpucë, dhe veçanërisht në ndërtim dhe investime.

Sipas artikullit eksportet kroate në Shqipëri arritën maksimumin e tyre në vitin 2015, në 67.5 milion euro, pas së cilit shënuan një rënie, por u rritën edhe një herë në pothuajse 64 milion euro në dhjetë muajt e parë të 2019, me gati 36% nga viti në vit. Eksportet kryesore kroate janë nafta, produktet e peshkut, transformatorët elektrikë dhe çokollata, ndërsa nga Shqipëria, Kroacia importon alumin, këpucë, peshk të përpunuar, barishte dhe perime.

Importet nga Shqipëria janë shumë më modeste, por ato kanë vazhduar të rriten dhe arritën në 7 milion euro në 10 muajt e fundit të 2019.

Scan,  14.01.2030