Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Librazhd, banorët kundër ndërtimit të HEC-it

Per te perfituar kompania Koncesionare, jane ndryshuar kordinatat e kufijve. Territori I buron uji eshte I Komunes Hotolisht,eshte firmosur nga komuna Qender. Banoret nuk lejojne marrjen e ujit.

Banoret e Fshatit Dardhe te Komunes Hotolisht kane protestuar kunder marrjes se ujite te pishem per ndertimin e nje HEC,nga nje firme koncesionare ne vendin e quajtur “Gurrat e Bardha”, Banoret thone per se ata nuk dine asgje,madje vetem kur nje dite erdhen fadromat per te germuar dhe marre ujin e fshatit. Madje ata thone se per te perfituar firma jane bere dhe manipulime ne ndryshimin e kordinatave vetem e vetem qe te perfitoje subjekti.

Per kete nuk jane pyetur fare komuniteti I fshatit Dardhe dhe as Komuna qe ka ne pronesi territorin,qe per kete rast eshte Komuna Hotolisht,por dokumentacioni eshte firmosur nga komuna Qender e Librazhdit,ku per kete banoret dhe komuna I jane drejtuar Kryeministrit te Shqiperise dhe Ministrive perktaese,ku kerkojne sqarimin e situates si dhe dhenine ne menyre abusive te lejes, Me kete burim ky fshat ka qindra vjet qe furnizohet, I vetmi burim jetese eshte ky burim I cili perdoret per uje te pishem dhe per vaditje, Sipas banoreve nga tre burime qe kane “Gurrat e Bardha”,dy burime I takojne fshatit Dardhe dhe nje burim fshatit tjeter kufitar Spathari.

Fadil Alliu,kryetr I Komunes Hotolisht thote se kam kerkuar zbardhjene ceshtjes dhe perse eshte abuzuar me teritorin e banorev ete Komunes se Hotolishtit.

Nga ky burim perfitojne uje mbi dy mije banore dhe vaditen mbi 300 Ha, toke kjo vetem per Dardhen pas nga keto burime perfitojne dhe dhisa fshatra te tjera si Babja,Spathari dhe nje pjese e Hotolishtit. Nga ky burim para disa vitesh vaditeshin dhe tokat mbi uje sepse ishte motorpompa qe shperndante ujin ne te gjithe zonen. Banore jane te irrituar dhe kerkojne zbardhjen e lejes dhe bllokimin e punimeve. Madje para disa ditesh nga Policia e Librazhdit u arrestuan Kryetari I fshatit Aqif Duka dhe Safet Polisi per pengim te punimeve.

Nderkohe qe Aqif Duka thote qe neve do I drejtohemi gjykates dhe Prokurorise per te zbardhur gjithe proceduren,neve nuk dime se cfare behet me burimet ujore. Azem Xhaka nje tjeter banor thote qe ketu vetem korrupsion, me cfare do te jetoje ky popull. Banoret thone qe nese na merret uji me mire te na heqin dhe neve si fshat,pasi ketu do te thahet gjithcka,nuk do te kete uje per te pire, per bujqesine,per floren dhe faunen dhe kafshet e pyllit.

Javen e pare ishin banoret e Polisit qe kundershtuan ndertimin e HEC “Gurshpate 2”, te cilet prej 1.5 vjetesh vazhdojne protesat, madje pati dhe nje konfrontim I banoreve te zones me policine e Librazhdit,ku u plagos nje polic dhe u arrestuan tre gra.

Ne Librazhd prej nje viti vazhdojne perplasjet dhe protesat e banoreve per ndertimin e HEC-ve, Protesa ka patur dhe per ndertimin e 47 HEC ne Parkun Kombetar Shebenik Jabllanice. Librazhdi eshte nje nga rrethet me te medha ne Shqiperi ku jane dhene mbi 90 leje koncesionare, nje nga katastrofat me te medha mjedisore ekologjike,ku dhe nje numer I madh organizatash Joqeveritare te rrjetit ECIM,kundershtojne me force ndertimin eketyre HEC.

Mjedisi Sot, 09.09.2014