Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shitja misterioze e Stream Oil

Kompania e naftës “Stream Oil” do të ndërrojë pronësinë. Një tjetër kompani e quajtur “TransAtlantic Petroleum” ka njoftuar dje se ka arritur marrëveshjen për blerjen e kompanisë “Stream Oil” në shumën e 41 milionë dollarëve. “Stream Oil” është një kompani që operon në sektorin e nxjerrjes së naftës dhe gazit në Shqipëri që prej vitit 2007 kur ajo fitoi të drejtën koncensionare. Kontrata e saj e aprovuar nga qeveria Berisha asokohe u atakua nga ish-opozita socialiste duke u konsideruar një kontratë në konflikt interesi për shkak të përfshirjes në të të disa biznesmenëve pranë Berishës. Në fakt “Stream Oil”, ndonëse ka qenë koncensionari i dytë i naftës që operonte në Shqipëri(Pas Bankers Petroleum) asnjëherë nuk i ka ekspozuar pronarët e tij të vërtetë, pasi kompania kishte zyrat e regjistruara në Kanada, përfaqësuesit e filialit në Tiranë i ka grekë, anglezë dhe shqiptarë, por pronarët nuk i dihen për shkak se kompania është e regjistruar në Ishujt Kajman, një zonë parajsë fiskale dhe i ka të mbrojtura identitetet e pronarëve. Duket se një tipar të tillë e ka dhe blerësi i ri, që quhet “Transatlantic Petroleum”.

Nga Kajmani në Bermude

Kompania që dje njoftonte se do të bëhej pronarja e re e “Stream Oil” kundrejt blerjes prej 41 mln USD, Transatlantic Petroleum, është e regjistruar në Ishujt Bermude. Edhe këto ishuj janë një zonë parajsë fiskale, e që preferohen shumë nga biznesmenët apo politikanët për të regjistruar kompanitë në kushte anonimati. Kjo kompani njoftonte dje se marrëveshja ëhstë arritur dhe pritet të finalizohet dhe ekzekutohet plotësisht në muajin Nëntor. Pra në dy muajt në vazhdim do finalizohet. Kompania Transatlantic Petroleum rezulton se ka zyrat kryesore në Kanada, njësoj si Stream Oil dhe se në 5 vitet e fundit ka intensifikuar investimet në nxjerrjen e gazit dhe naftës në Turqi sidomos por dhe në Bullgari. Përfaqësuesit e saj në Bordin Drejtues janë disa inxhinierë dhe biznesmenë kryesisht amerikanë.

Gazeta Dita, 04.09.2014