Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kompania e HEC-it të Banjës, ultimatum punonjësve

Në ditën e 6 të protestës, 600 punonjësit e Hidrocentralit të Banjës kanë bojkotuar punën, duke qëndruar jashtë ambienteve të kantierit. Punonjësit kërkojnë kontrata kolektive me 8 orë punë.

Ndërkohë, përgjigja e kompanisë turke ka qenë tepër e ashpër, madje ka arritur të kërcënojë punonjësit. Mësohet se kompania i është drejtuar punonjëseve që të ndërpresin protestën, në të kundërt do pushohen nga puna. “Punonjësit të rikthehen në punë brenda tre ditësh. Nëse punëtorët nuk kthehen, do të largohen nga puna”-kështu deklaron kompania turke.

KOMPANIA: DO LARGOHEMI NGA SHQIPËRIA, NUK PRANOJMË MARRËVESHJEN

Po sot u zhvillua një takim mes Sindikatës së punonjësve dhe përfaqësuesve të firmës turke. Pas takimit, kompania deklaroi se do të largohet nga Shqipëria dhe se nuk pranonte asnjë marrëveshje. Më tej kompania ka sqaruar se nuk do ti njoh kontratat kolektive, kërkesë e cila është parashtruar nga punonjësit e hidrocentralit, për tu marrë parasysh.

Nga ana tjetër, kreu i Sindikatës, Kol Nikolla theksoi se Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, sëbashku me Ministrinë e Energjetikës dhe Industrisë duhet të ndërhyjnë. “Të verifikohen lejet e punës për punëtorët turq. Kemi informacion se punëtorët turq janë me viza turistike”-ka bërë me dije Nikolla.

Në shenjë proteste ata bojkotuan punën 6 ditë më parë dhe kanë kërcënuar se nuk do të rinisin nëse nuk marrin pagën shtesë. Mësohet se këta punonjës punonin 12 orë në ditë, ndërsa i kanë kërkuar Ministrisë së Punës që të marrë masa.

Balkan Web, 25.08.2014