Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Skandali i naftës, komuna letër prokurorit

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka shkruar një letër kryeprokurorit të Kosovës, Sylë Hoxhës, ku nga ky ka kërkuar informata rreth skandalit të naftës në shkollat e Prishtinës, ku kompania “Hib Petrol” i kishte shitur Komunës naftë për ngrohje, e ku prania e sulfurit ishte 80 herë më shumë sesa është e lejuar në vendin tonë.

Në letrën që e ka siguruar “Zëri” shihet se Ahmeti kërkon nga kryeprokurori informata rreth ecurisë së lëndës, ku ka bërë padi dhe ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Kompanisë në fjalë.

Gazeta Zëri, 19.08.2014