Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Prodhimi i naftës në SHBA mund të pakësohet nga 2016

Raporti i Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë, Paris, mbi tregun e naftës, i publikuar në qershor, përmban një grafik nga i cili duket se prodhimi i naftës në SHBA do të arrijë pikun historik në qershor 2016. Pak u vu re ky raport megjithëse konfliktet në botë për naftën e gazin janë bërë tashmë të vazhdueshme (Ukrainë, Libi e Irak). Çmimet e naftës pak janë rritur pas konflikteve në këto vende. Me sa duket tregjet e naftës janë të qeta për shkak të “revolucionit” të naftës argjilore në SHBA. Por për sa kohë?

Situata botërore

prodhimi boteror i naftes dhe prodhimi ne SHBA
prodhimi boteror i naftes dhe prodhimi ne SHBA

Grafiku tregon se nafta argjilore në SHBA është përkrah një prodhimi nafte me luhatje por pa rritje në pjesën tjetër të botës, që nga viti 2005. Megjithë rritjen e prodhimit të naftës argjilore, çmimet e naftës nuk janë ulur por kanë qëndruar rreth 100$. Mund të themi se pa naftën argjilore të SHBA-së (e cila në maj 2014 arriti në 2.9 milion barrela/ditë) bota sot do të ishte në një krizë të thellë nafte. Në vitet 2005-2007 prodhimi i naftës ra me 2 milion barrela në ditë çka solli dyfishimin e çmimit të naftës. Kjo na jep një ide se çfarë do të ndodhë kur prodhimi i naftës argjilore të fillojë të pakësohet.

Kur do të fillojë të pakësohet prodhimi i naftës në SHBA?

Raporti i IEA-së ka këtë grafik prodhimi për SHBA-në:

SHBA i afrohet pikut në fund të dekadës
SHBA i afrohet pikut në fund të dekadës

Figura 2 tregon pik prodhimi nga fundi i dekadës. Por në të janë përfshirë nënproduktet e lëngshme të gazit natyror (NGL-të), nga të cilat nuk prodhohet nafta e transportit, benzina dhe karburanti i avionëve. NGL-të fshehin atë që po ndodh me naftën bruto. Nëse e riorganizojmë grafikun, marrim figurën më poshtë:

fig. 3

Nafta konvencionale (zona blu dhe e kuqe) do të fillojë të pakësohet në 2016. Zona jeshile përmban nën-produktet e lëngshme të gazit natyror (etani, propani, butani, benzina natyrore) që vijnë nga fushat e naftës e gazit. Përdorimet e tyre janë më të kufizuara se të naftës bruto.

Si do të ndikojë pakësimi i naftës argjilore në aftësinë e kompanive për të financuar shpimet ende nuk e dimë. Por dimë se kompanitë e naftës tashmë kanë probleme me financimet. Artikulli EIA, i korrrik 2014, me titull

“Me stanjacionin e hyrjeve kesh, kompanitë e mëdha të energjisë rrisin borxhet, shesin asetet” thotë:

Hyrjet e daljet kesh të kompanive të mëdha të energjisë
Hyrjet e daljet kesh të kompanive të mëdha të energjisë

“Sipas të dhënave të mbledhura nga raportet semestrale, për vitin financiar 31 mars 2014, të ardhurat kesh nga aktiviteti i 127 kompanive të mëdha të naftës e gazit ishin 568 miliard $, kurse daljet kesh ishin 677 miliard $, me një diferencë prej 110 miliard $. Kjo diferencë u mbulua me borxh prej 106 miliard $ dhe me shitjen e aseteve prej 73 miliard $”

Kur të vijë kriza e rradhës e kreditimit financimet për naftën argjilore mund të thahen. Kur të mësohet se nafta argjilore në SHBA ka arritur pikun, do të ketë një krizë në besimin e publikut. Kjo për shkak të medias që përsërisit si papagall pretendimet e industrisë së naftës e gazit se nafta argjilore është revolucion energjitik e do të ndryshojë plotësisht situatën. Në fakt situata do të ndryshojë, por jo siç e presim.

Ekolëvizja, 19.08.2014