Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Braçe: Berisha përgjegjës për CEZ

Kreu i Komisionit të Ekonomisë dhe njëherësh deputet i mazhorancës Erjon Bracce, gjatë diskutimeve për marrëveshjen e qeverisë me CEZ, tha se përgjegjësi kryesor për dëmin e shkaktuar këtij sektori është vetëm Sali Berisha dhe favoret që ai ka bërë me kontratat e lidhura.

Braçe e cilësoi këtë si një histori e tmerrshme grabitje, ndërsa pasojat e këtyre veprimeve është ky sektor energjetike që kemi sot.

“Që kur filloi punë kjo kompani, në buxhetin e shtetit është një histori e tmerrshme grabitje. Ka vetëm një emër përgjegjës për këtë, Sali Berisha. Ka qenë ai që ka menaxhuar këtë situatë, dhe ka qenë i orientuar drejtpërdrejtë nga ai. Është menaxhuar familjarisht nga ky njeri, në një linjë të drejtëpërdrejtë nga Enti Rregullator dhe pasoja është kjo që kemi sot. Dhe në ato ditë që ka menaxhuar këtë situatë, ka krijuar borxhe në dëm të shqiptarëve dhe kompanive, me favore të tmerrshme me çmimet, dhe me favore të tjera që janë bërë nga ky njeri. Po të shohësh historinë e kompanive që u listuan me rradhë nga CEZ dhe Berisha vetë, do ta kuptoni fare qartë se është ai përgjegjës për këtë, me kompani të lidhura drejtpërdrejtë me të. Sali Berisha ka qenë prezentë si kumbari i të gjitha këtyre me gërshërë në dorë.” theksoi Braçe.

Kreu i Komisionit të Ekonomisë, i bëri apel edhe Prokurorit të Përgjithshëm për nisjen e hetimeve për atë që ai e quajti si krimin e tretë më të madh pas Gërdecit dhe 21 janarit.

“Kur flas për përgjegjës e di ministër që nuk je Prokuror sepse Shqipëria e ka formalisht një Prokuror. E dimë si punonte Berisha me urdhër verbal, dhe ka ardhur momenti që ky të mbajë përgjegjësi. Ka shkatërruar tërësisht këtë sektor. Ajo që qytetarët po vuajnë sot, është pikërisht e veprimeve të drjetpërdrejta të një personi të vetëm, dhe nëse ka krim të tretë më të madh pas Gërdecit dhe 21 janarit është ky. Ka shkatërruar një nga pasuritë më të mëdha të këtij vendi.” shtoi Braçe

Shqiptarja.com, 29.07.2014