Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vidhen përcjellësat e CEZ

Vidhen 2 km percjellës bakri nga linja 35 kv TEC-Uji i Ftohte në Vlorë. Për këtë arsye kanë mbetur pa energji elektrike Nenstacionet Uji i Ftohte, Radhime dhe Orikum.

Punonjësit e CEZ Shpërndarjes menjehërë sapo konstatuan vjedhjen bënë denoncimin në organet e policisë. Ndërkohë që brigada e punonjësve të kompanisë ka filluar punen që ne oren 03:00 te mengjesit të ditës së sotme, për të rikuperuar dëmin e shkaktuar nga kjo grabitje, me pasoja për abonentët në të gjithë zonën.

CEZ Shpërndarje dënon këtë akt dhe bën apel ndaj organeve të rendit dhe drejtësisë për gjetjen dhe ndëshkimin e autorëve të vjedhjes. Shprehemi të shqetësuar pasi veprime të tilla të grabitjes dhe dëmtimit të linjave të shpërndarjes së energjisë elektrike janë bërë të shpeshta në këtë zonë. Ato shkaktojnë dëme financiare për kompaninë dhe njëkohësisht pengojnë funksionimin normal të punës për furnizimin e abonentëve me energji elektrike.

energjia.al 18.07.2014