Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndërprerje energjie në qendër të Tiranës

Defekt i rëndë në qendër të Tiranës nga ngarkesa e lartë në linjë. “Nga një mbitension në tensionin e lartë janë dëmtuar në të njëjtën kohë disa nga fiderët që furnizojnë qendrën e Tiranës, duke dëmtuar telat e linjave, si dhe dy linjat 35 kilovolt, në të cilat kishin dalë jashtë përdorimit një shkarkues dhe dy xhunto 35 kilovolt”, njofton CEZ Shpërndarje. Nga mënyra se si erdhën këto defekte, të gjithë në të njëjtën kohë, sigurohemi që kemi pasur një mbitension që ka shkaktuar këtë situatë emergjente, informon CEZ Shpërndarje. Të gjitha ekipet e CEZ Shpërndarjes, sipas njoftimit, janë në terren dhe po punojnë për ta stabilizuar situatën dhe riparuar defektin.

Gazeta Shqip, 17.07.2014