Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“HEC-et po shkatërrojnë lumenjtë”

Ambientalistët kanë dhënë alarmin për degradimin masiv që po ndodh në basenet ujore si pasojë e ndërtimit të hidrocentraleve.

“45 hidrocentrale në një park është shkelje e të gjitha ligjeve dhe pasoja më e madhe e rrethit të Librazhdit, sepse ai nuk ka pasuri më të madhe se parkun e Jabllanicës dhe Sherbenikut. Parku i Lurës ka 3 HEC-e, Valbona 2. Në zonat më të mbrojtura ka hidrocentrale, rreth 80 për një lum. Pasojat janë të jashtëzakonshme dhe konfliktet kanë filluar. Komuna të tëra janë ngritur në protestë duke djegur goma e makina, pasi iu ikën uji për në fshat”, deklaroi ambjentalisti Xhemal Mato.

Në seancën dëgjimore në Kuvend, ambientalistët kërkuan ndaljen e menjëhershme të çdo leje për ndërtimin e HEC-eve deri në një analizë të hollësishme të situatës aktuale me burimet ujore në vend.

“Ndalimi i investimeve në vepra të mëdha duhet të ndalohen deri në sigurimin e parametrave ambjentalë. Ne do luteshim që institucionet të ndalojnë dhënien e lejeve pasi është një kosto shumë e lartë”, tha ambjentalisti tjetër Eduard Cani.

Ambientalistët kërkuan menaxhimin e ujit nga një dorë e vetme, siç u shprehën ata, përmes ngritjes së një agjencie të posaçme për menaxhimin e burimeve ujore.

Top Channel, 16.07.2014